“Francë24” flet për dorëheqjen e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

Një breshëri pyetjesh-4 të tilla, nëse do të japë dorëheqjen pas protestës së opozitës, deri te përmendja e vëllait të ministrit të tij dhe lidhja me drogën, por Edi Rama për “France 24” e quan një çështje të brendshme të Shqipërisë, e cila sipas tij “Nuk duhet të zërë faqet e para të gazetave ndërkombëtare”.
Madje sipas Ramës, pak a shumë justifikimi është ky: protestat tregojnë nivelin e lartë të demokracisë në Shqipëri.
PYETJE-PËRGJIGJET:
Gazetarja: Shqipëria dëshiron të futet në Europë, negociatat janë hapur, 10 ditë pas samitit të Ballkanit i cili u mbajt në Sofje të Bullgarisë, kemi ftuar sot Kryeministrin e Shqipërisë, z.Edi Rama. Para se të flasim për negociatat, dua të flas për një incident i cili ka ndodhur javën e kaluar, është plagosur një gazetar gjatë një proteste të opozitës, ata kërkojnë dorëheqjen tuaj, dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, çfarë është duke ndodhur?
Rama: Mendoj se nuk është një lajm i cili duhet të zërë faqet e para të gazetave ndërkombëtare. Është jeta e brendshme e vendit. Opozita është duke protestuar dhe ka një qeveri që është në fuqi.Gazetarja: Pra ju nuk keni ndërmend që të dorëhiqeni paraprakisht?
Rama: Të kërkosh dorëheqjen e kryeministrit në Shqipëri kjo ndodh shpeshherë, që kur ne jemi futur në demokraci.

Gazetarja: Po pse këtë herë ata janë duke kërkuar hapur dorëheqjen tuaj dhe janë duke kritikuar ministrin e Brendshëm për shkak të lidhjeve që vëllai i tij ka patur me drogën? Ju thoni pra thjesht që është jeta demokratike e vendit tuaj?
Rama: Po dhe në fakt kur flas në një gjuhë të huaj nuk flas ndonjëherë për opozitën, sepse mendoj që është një çështje e brendshme e Shqipërisë.
Gazetarja: Pra është jeta demokratike e brendshme e Shqipërisë, opozita është aty dhe nuk dëshironi që të shpreheni më shumë për të. Pra në fakt nuk ka asgjë për t’u befasuar dhe kjo është jeta e brendshme e vendit tuaj dhe…nuk do jepni dorëheqjen?
Rama: Po. Është e drejtë. Shqipëria ka parë manifestime më të mëdha. Kjo është jeta demokratike e vendit dhe është normale.
Gazetarja: Dakord, ndalemi këtu. A keni rezultate konkrete në luftën e kriminalitetit të organizuar, në luftën ndaj drogës, sepse në fakt bën pjesë në angazhimet që Shqipëria duhet t’i përmbushë përpara se të futet në Bashkimin Evropian.
Rama: Kemi shumë rezultate që janë shumë themelore dhe ndryshe Komisioni Evropian nuk do të bënte rekomandimin pa kushte të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe nga ana tjetër sigurisht jemi të ndërgjegjshëm se ka ende për të bërë dhe nuk është se ne jemi duke trokitur në dyert e Bashkimit Evropian për t’u bërë anëtarë por jemi duke u përgatitur për hapjen e negociatave, negociata të cilat do të vazhdojnë shumë vite për të vendosur në jetë të gjitha reformat e nevojshme për të përmirësuar gjithçka që mund të bëjmë edhe nga pikëpamja e ligjvënies. Është një punë në vazhdim.