Fatmir Xhafa arreston dëshmitarin e drogës të vëllait të tij

Eshtë ndaluar nga policia e Fatmir Xhafës dëshmitari i drogës të vvëlait të tij, Agron Xhafës. Albert Veliu ëshë marrë në pyetje në Prokurori dhe dihen pak të dhëna nga kjo seancë. Dëshmitari pohoi publikisht të gjitha të vërtetat e përgjimit si dhe bisedën e bërë me Agron Xhafën. Mund të jetë një rast unikal në botë kur vëllai ministër arreston dëshmitarin e drogës të vëllait trafikant.
Dëshmitari thotë se e ka bërë bisedën në fjalë me Agron Xhafajn, por nuk e kam përgjuar unë, atë e di ai kush e ka përgjuar.
“Nuk e çova në prokurori sepse dihet si janë këto punë. Nuk kam bërë filmime të tjera. Ato janëtë gjitha reale, si zëri që kemi folur. Po gjithnjë e ha fukarai. Zëri është i Agronit dhe i imi. E kam bërë bisedën me Agronin. Po është përgjuar zotëria është tjetër gjë, unë nuk di gjë. Unë nuk jam shtet të përgjoj, jam hallexhi. Ato i di ai që merret me shtetin.
Pjesë nga dëshmia
Albert Veliu 51 vjeç, jetoj me rrogën e djalit. Kam qenë në Itali kam punuar. Në vitin 2000 jam shkëputur në Itali, kam punuar me Agron Xhafajn, me kokainë me të gjitha gjërat. Kam qenë shoqërues gomoneje. Hoqa dorë se përballoja dot atë gjë. Agronin e njoh me anë të një miku tim, me anë të lidhjeve të punës në Itali. Komandonte punët, ai e merrte ne e shisnim. Në 2005 kur më ndodhi
Në 2005 ndodhi një aksident dhe kryeva dënim prej 7 vjetësh akuzohesha për kokainë për 12 kg. U kapa në peskara, e bëra dënimin aty, në shkallë të parë mora 15 vjet, apeli ma la 8 vjet. Nga Agroni, më ka mbetur qejfi, kur rashë brenda nuk më solli një paketë cigare për aq sa kishim bërë
Kur dola nga burgu e takoj, më ofroi një punë për djalin, kamarier, në 2016. Djali është 22 vjeç, punoi kamarier 6 muaj, por e hoqën. Para 5-6 muajsh, flasim e i kërkova të më bënte një nder, për të hedhur barishte për në Itali, hashash, ta çonim në Itali, i kërkova një favor më prezantoi me këtë Ermalin, ia kërkova se isha në gjendje të keqe ekonomike, e vuta në provë sa korrekt qe për mua si Albert. I kërkova nderin por nuk i bëra këtë rrugë, e vura në provë për ta zhveshur se cili është Agron Xhafaj.
Ai komandon Vlorën, ai atë punë ka bërë tërë kohën, më bëri favor, sille këtë çantë ta hedh matanë, unë e njihja nuk e njoh sot,. Më prezantoi me Ermalin, nuk e di çfarë është shef kufiri a çfarë, ,mbiemrin nuk mund ta pyes. Me atë jam ulur në tavolinë.