Dosje dhe dokumente të reja të skandaleve të ministrave

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka paralajmëruar nga foltorja e Kuvendit se të tjera dosje dhe dokumente do të publikohen për ministrat e qeverisë Rama.
Në momentin që Paloka po fliste, kryetari i Kuvendit, ka ndërprerë seancën, ndërsa fjalimi i nënkryetarit demokrat ka vijuar të transmetohet në rrjetet sociale.
“Është Edvin Rama kapoja i mafies dhe krimit në Shqipëri, për këtë arsye janë këta ministra që janë që do të dalin të gjithë, kanë babalet e tyre këta të tjerët, me radhë do dalin e le të thotë pastaj që opozita po pengon integrimin. i kërkojmë shkarko Fatmir Xhafajn e ky ça bën, liron Saimir Tahirin.
Ka filluar duke mbrojtur kryetarët e bashkisë që vuri vetë të inkriminuar, vazhdoi me deputetët që vuri vetë, të inkriminuar, sot laku i ka ardhur tek ministrat, të parët janë ministrat e Brendshëm, të tjerët do vazhdojnë më pas, nga Tahiri te Xhafaj. Kjo është e vetmja punë dhe i vetmi hall që ka kryeministri”, tha Paloka.