Deri të shtunën do ketë publikime përgjimesh të reja për trafiqet e drogës

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho nga mbledhja e Komisionit të Integrimit deklaroi se deri ditën e shtunë, opozita do të publikojë përgjime të tjera ku do të tregohen se si bëhen trafiqet e drogës.
Teksa mbledhja u shoqërua me debate, Spaho tha se PD nuk ka pasur një ministër të Brendshëm të lidhur me drogën. Kaq mjaftoi që mes tij dhe kreu të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla të nisë një debat, ndërsa ky i fundit i kërkoi Spahos që të pushonte.
DEBATET
Balla: Nuk ka ndodhur ne bashke vend te be qe ka qene ne kete faze qe jemi ne qe te kete nje opozite si kjo.
Spaho: Nuk ka pas nje minister te brendshem te lidhur me drogën (Nga PD)
Spaho: Si Frroku…
Balla: Pusho ti, pusho. Ik e merru me tenderat e ilaceve.
Spahia: Fol per drogen, fol per Fatmir Xhafen.
Balla: Pusho, kur flas une ketu nuk flet njeri. Per Fatmir Xhafen do flas se po ju godet aty ku ju dhemb me shume.
Spaho: Jemi shtet i kriminalizuar në palcë.Ndërkombëtarët, partnerët tanë, dëshirojnë të integrohemi e të tregojmë shenja që do të ndahemi nga kjo rrugë dhe nga kjo sjellje politike. Ne këtë nuk po e bëjmë. Në 30 ditë me se mund t’i shërbejmë ne integrimit?nuk i shërbejmë me rezolutë. Do të ishte mirë psh, që atë Balilajn, kur ta kapë qeveria, të japë shenjë që po kap një eksponent të krimit të organizuar. Shenja e dytë do të ishte dorëheqja e ministrit të Brendshëm. Nuk mund t’i shkojmë ne vendeve të BE-së me një ministër që ka vëllanë e vet në burg për krijim organizatash kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge. Nuk ndodh! A mund të thoni ju një vend në Evropë, anëtar ose jo i BE, meqë e ka ministrin e Brendshëm në këto kushte?! Mos u merrni fare me përgjimin! Ai është dënuar për trafik droge!në Itali! 7 vjet! Vetëm për këtë!
Balla: I hoqët përgjimet?!
Spaho: Përgjimin e ke atje kokë e këmbë dhe do ta shikosh, deri ditën e shtunë do të kesh të tjera, ku do të tregojmë me fakte si e keni mbrojtur këtu dhe si është akoma i përfshirë! Është akoma i përfshirë në trafik droge dhe si e keni mbrojtur! Duro Taulant, se do t’i shikojmë!”