Denoncimi i Berishës: Afera Olsi Rama- Çakulli, fusin në kazino edhe lojën vdekjeprurëse

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar skandalin që po ndodhe me lojërat e fatit. Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili informon për korrupsionin galopant dhe vjedhjes së parave tëshqiptarëve në mënyrë mafioze nga vëllai i kryeministrit, Olsi Rama.
“Olsi Rama dhe Çakulli fusin në lojrat e fatit edhe ‘lojën e qenit’, presin gjoba në të katër anët!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.
“Doktor Pershendetje! Doja t’ju informoja per korrupsionin galopant dhe vjedhjes se parave te shqiptareve qe grabiten ne menyre mafioze nga vellai i Narkotrafikantit Rama. Olsi Rama se Bashku me Drejtorin e Komanduar nga Edvini te Autoritetit te Mbikeqyrjes se Lojrave Te Fatit (AMLF), Zhani Cakuli, zhvatin ne menyre kriminale parate nga xhepat e shqiptareve. Kam informacion te sigurt se me bekimin e Olsi Rames, Dr.i AMLF ka hapur pika bastesh qe menaxhohen nga një zyrtar me inicialet K.D. Nje pjese e madhe e kazinove jane pa licensa dhe ne Çdo kazino ka njesi te pakoluduara e te partegjistruara. Madje per Cdo license te re Narkotrafikantet marrin 500€, korrupsioni shkon akoma me tej, deri tek ‘Loja me qen’ qe me ligj nuk eshte loj fati. Eshte nje CD qe futet ne server dhe ne te ka aksionet e veta Cakuli. Eshte thjeshte nje cope leter bakalli qe shfrytezohet per klasifikimin e saj si loj fati por qe me ligj nuk eshte. Loja me qen konsiderohet si Loja vdekjeprurese e shoqerise shqiptare ne bixhoz pasi eshte loje per nivelin e ulet te shoqerise qe nuk e kuptojne pasi luhet me pak lek por qe Arrin ne shuma teper te larta te cilat pervetesohen nga dyshja e siper permendur. Faleminderit nese e publikoni dhe Respekte per ju Doktor”, shkruan qytetari.