Berisha paralajmëron: Zinxhiri i dëshmitarëve është i pafund, akt terrorist ndaj Dëshmitarit X

Ish-Kryeministri Berisha ka parlajmëruar në një pronononcim për mediat se zinxhiri i dëshmitarëve kundër kartelit të drogës në qeveri është i pafund. Kjo deklaratë nënkupton se dëshmitarë të tjerë janë të gatshëm që të reagojnë dhe të flasin për skandalin Xhafa të trafikut të drogës. Berisha deklaroi se janë ndërmarrë tentativa për akte terroriste ndaj Dëshmitar X duke lënë të kuptohet se banda në qeveri po kërkon që ta eleminojë. Berisha tha se provat e paraqitura nga Dëshmitari X janë autentike dhe të vërteta.
Pasi fjalës së Bashës në Kuvend dhe pas kërkesës së Ruçit për ndërprerjen e transmetimit mediat të seancës plenare, ish-kryeministri Berisha ka dalë në një prononcim për mediat. Ai para gazetarëve ka folur me tona të ashpra kundër ministrit Xhafaj dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është shprehur se kjo e sotmja ishte dita e këtyre dy faqezive, siç ai i ka emërtuar, të cilët gënjyen shqiptarët dhe ndërkombëtaret ditën e djeshme. Po ashtu Berisha shton se Rama për të shpëtuar nga ky skandal ka terrorizuar dëshmitarin X, i cili dëgjohet në audiopërgjimin me Agron Xhafajn.
“Dita e sotme e parlamentit është dita e faqeziut Edvin Kristaq Rama dhe dita e Faqezi Drogës. Të dyja mashtruan ashtu si thotë populli, si të pafytyrë, kombit shqiptar dhe ndërkombëtarët. Ky faqezi për të mbrojtur vëlla Olsin, gënjeu duke u bërë ekspert i zëri dhe deklaroi se audio është e montuar. Sot, për t’i shpëtuar kësaj, ka ndërmarrë një akt terrorist ndaj dëshmitarit X, por harron se zinxhiri i dëshmitarëve është shumë i madh dhe harron se provat janë autentike. I mashtroi shqiptarët dje në mënyrë të paskrupullt. Shqiptarët ta nxjerrin nga zyra, ta hedhin në Lanë, si një kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin”, tha Berisha.
Ndërsa kur u pyet nëse do të ketë publikime të reja, ai u shpreh: “Do ta shihni”.