Fatmir Xhafa e ka vendin në qeli, fshehu krimin e vëllait dhe ndryshoi ligjet

Ish-Kryeministri Berisha tha gjatë një interviste në ABCNwes se, në rastin e Fatmir dhe Agron Xhafajt ka një ndarje të thellë mes të vërtetave dhe gënjeshtrave.
Berisha tha se, në kampin e së vërtetës qëndron që vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i dënuar me 7 vjet e dy muaj burg nga Gjykata Italiane, ndërsa Gjykata e Lartë e Venezuelës e kishte dënuar edhe më rëndë dhe kërkonte ekstradimin e tij, por ky fakt është hedhur poshtë nga gënjeshtra, që përfaqësohet nga Edi Rama me mbështetjen e Fatmir Xhafajt.
“Në 2015 e kam thënë në Kuvend, kur Edi Rama emëroi Fatmir Xhafajn në krye të Reformës në Drejtësi, duke ia publikuar të gjithë dosjen vëllait të Fatmir Xhafajt. Por Rama mu vërsul mua dhe më tha se po sulmoja babain e dy fëmijëve, po sulmoja një njeri të ndershëm.
Por e vërteta është se sot Agron Xhafaj sot është në një nga burgjet e Italisë, megjithëse shkoi i shoqëruar atje me avokatin dhe një inspektor të lartë të Policisë së Shtetit.
A është në burg sot Agron Xhafaj? A nuk më shau mua Edi Rama me fjalët më të ndyra vetëm se i zbulova të vërtetën vëllait të Fatmir Xhafajt.
Sot Fatmiri i kërkon çdo polici të thotë nëse takon ndonjë kriminel, ndërsa vetë e kishte kriminelin në gji dhe e fshihte.

Opozita tha se ka një ligj anti-mafia, ndaj të cilit i nënshtrohen të gjithë ato që janë të dënuar për veprimtari mafioze dhe madje ligji parashikon edhe rrethin e tyre. Por nuk ndodhi asnjë hetim, sepse Fatmir Xhafaj bllokonte tërësisht drejtësinë.
Fatmir Xhafaj ndryshoi ligjin e ekstradimit për të mbrojtur Agronin”, tha Berisha.
Sipas ish-Kryeministrit, deklarata e bërë nga delegacioni i BE-së në Tiranë është mjaft e dyshimte.
“Të thuash se mosekstradimi është standard evropian është një gënjeshtër e madhe. Ajo që ndodhi është njëlloj si të krijosh strofullat për krimin dhe kriminelët. Nuk ka asnjë standard evropian dhe deklarata të tilla duhen hetuar”, tha Berisha.
I pyetur nëse ndërkombëtarët mbështesin, Xhafajn, Berisha tha se mund të ketë ndërkombëtarë që e mbështesin, por ka të tjerë që po e vëzhgojnë me lupë.
Në lidhje me audio-regjistrimin dhe deklaratat e Ramës për ekspertizën e regjistrimit, Berisha theksoi se për të bërë një gjë të tillë është kusht që të merret zëri i të dy palëve.
“Ky e morri zërin e Agronit dhe babales Edi Rama? Qëllimi i tij ishte që t’i mbyllte gojën Prokurorisë”, tha Berisha, duke shtuar se ai është i papërgjegjshëm.
“Rama tha një mashtrim të ulët, s’ka bërë asnjë ekspertizë, por ai operon me gënjeshtrën”, theksoi Berisha.