Berisha bisedon me policët në protestë, ja çfarë u tha

Ish-Kryeministri Berisha, gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Brendshme, ka shkuar pranë policëve të vënë në gadishmëri nga Fatmir Xhafaj për protestën e opozitës dhe ka biseduar me ta.
Duke folur me ta, ish-kryeministri Berisha është shprehur se edhe Fatmir Xhafaj duhet të kalojë vettingun.
“Ju të bëni veting, ministri juaj të mos bëj. E drejtë është kjo miq? Absolutisht nuk është e drejtë, me vëllain e tij. Punë të mbarë, mos keni problem asnjë shqetësim sot”, i është drejtuar ish-kryeministri Berisha policëve, të cilët kanë pohuar me kokë.
Mijëra protestues kanë rrethuar Ministrinë e Brendshme ku ndodhet minitri Fatmir Xhafa. Protestuesit kanbë shpërthyer në revoltë duke hedhur parrulla kundër Ramës dhe Xafajt, ndërsa ky i fundit është ngujuar në zyrën e tij.
Protestuesit kanë hyrë në oborrin e brendshëm të Ministrisë dhe kanë hedhur ujë dhe tymuese ndaj institucionit. Ka një shtim të policisë dhe momente tensioni.

100