Basha viziton minatorin e plagosur: Koha ta flakim këtë qeveri që nuk përfaqëson interesat e njerëzve

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shkuar sot paradite në Spitalin Ushatark në Tiranë për të vizituar minatorin e plagosur në Bulqizë.
Prej atje, Basha ka dhënë një deklaratë ku ka cilësuar se ka ardhur koha ta flakim tutje këtë qeveria që përfaqëson interesant e mafias së drogës, mafias së lojërave të fatit, mafias së kromit dhe që është pengesa kryesore për një jetë më të mirë dhe Shqipërinë europiane.BASHA 1
“Gjendja e tij paraqitet stabël, ndonëse mjekët kërkojnë t’i bëjnë një ekzaminim më të hollësishëm”, tha Basha, pas vizitës që kreu.
Aksidenti i djeshëm dhe plagosja e dy minatorëve në Bulqizë vjen pas një sërë aksidentesh që kanë kushtuar jetën e 7 minatorëve në pak muaj. Siç jeni të gjithë dëshmitarë, 7 minatorë kanë vdekur, 4 qytetarë tanë, 3 minatorë kinezë kanë vdekur në pak muaj në minierat e Bulqizës.
Këto janë kostot dhe faturat e korrupsionit qeveritar, të një prej ministrave më të korruptuar të kësaj qeverie të krimit dhe korrupsionit, Damian Gjiknurit, të cilit i është mbyllur goja nga milionat e mafias së kromit, që është përgjegjësja kryesore bashkë me qeverinë e Edi Ramës për vdekjet e mbi 40 minatorëve gjatë 5 viteve që qeveris PS-ja.
“Jam përmbajtur t’i drejtohem kësaj teme menjëhërë pasi ka ndodhur e keqja, që të mos përsërisnim shfaqjen e shëmtuar të socialistëve në opozitë, por ia vlen të theksohet se në 5 vite, mafia e kromit dhe mafia e Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit me shokë i kanë marrë jetën më shumë minatorëve se në 20 vite të marra sëbashku.

Kjo nuk mund të vazhdojë më. Duhet të ndalet dhe që të ndalet duhet të marrë fund një qeverisje e marrë peng nga krimi dhe korrupsioni.
Ashtu si krimi i organizuar ka marrë peng Ministrinë e Brendshme që nga koha e Saimir Tahirit dhe tani Agron Xhafajt dhe Fatmir Xhafaj, ashtu mafia e kromit, mafia e lojërave të fatit ka marrë peng Edi Ramën, Olsi Ramën, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin. Kjo që themi sot është e shkruar me plagë, me varre të hapura në kurriz të shqiptarëve dhe lexohet qartë dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Ndaj është koha ta flakim tutje këtë qeveri që nuk përfaqëson interesat e njerëzve, por përfaqëson interesat e mafias së drogës, mafias së lojërave të fatit, mafias së kromit dhe që është pengesa kryesore për një jetë më të mirë pengesa kryesore për Shqipërinë Europiane.
Beteja që ne kemi nisur nuk është beteja thjesht për largimin e vëllait të familjes mafioze Xhafaj në krye të Minsitrisë së Brendshme, por ëhstë beteja për ta larguar këtë qeveri që ka tradhtuar shqiptarët dhe që bëhet gati të bëjë aktin përfundimtar të tradhtisë duke mbyllur derën e negociatave vetëm për të mbrojtur Fatmir dhe Agron Xhafajn, vetëm për të liruar Saimir Tahirin ndërkohë që mban në burg kuksianët dhe çon drejt vdekjes minatorët e pafajshëm të Bulqizës”, u shpreh Basha.

basha3