Audiopërgjimi ndaj Xhafajt, Alibeaj: Procesi i marrë peng nga Rama, duhet revoltë si ajo e Spaçit

Deputeti i PD, Enkelejt Alibeaj ka dhënë sqarime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me audiopërgjimin ndaj vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ka rrëfyer se ka vendosur të ndërmarë një hap që procesi i hetimit të mos emrret peng nga Xhafaj dhe Rama.auto 33103716 595355934161152 8472031838439735296 n1526903510
“Sot në mëngjes isha në përkujtimin e 45 vjetorit të Revoltës së Spaçit dhe e kuptoni asosacionin që ndodh; ky vend sot ka nevojë për revoltë si ajo e Spaçit kur njerëz kurajozë gjejnë forcën për të kundërshtuar sistemin diktatorial.
Unë erdha sot për të dëshmuar faktet e bëra publikisht kur në fakt duhet të kishin ardhur të tjerë persona.
Ndaj, duke qënë se Kodi i Procedurës Penale përcakton se ka edhe përfaqësue stë viktimave, unë parashtrova që në statusin e deputetit, për viktimat e trafikimit të narkotikëve të jem përfaqësusi, përfaqësuesi i viktimave të kësaj vepre kriminale. Pra unë kam të drejtë të kërkoj thirrje dëshmitarësh si mundësi që procesi penal të mos merret peng nga Xhafaj dhe nga Rama. Viktima janë të gjithë shqiptarët”, tha Alibeaj pasi doli nga Prokuroria.
Më herët dëshmuan në Prokurori këshilltari ligjor, Gazemend Bardhi dhe deputeti Ervin Salianji në lidhje me audio-përgjimin ku implikohet Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.