Agron Xhafaj i dënuar jo vetëm në Itali, por dhe në Venezuelë

Ish-kryeministri Berisha, i ftuar në studion e emisionit “Byro Politike” të Juli Xhokaxhi në televizionin ABC News deklaroi se, Agron Xhafaj wshtw i dënuar jo vetëm në Itali, por dhe në Venezuelë.
Duke komentuar deklaratat kundër audio-përgjimit dhe vërtetësisë së tij, Berisha tha se Agron Xhafaj, jo vetëm që është i dënuar në Itali për trafik droge, por edhe në Venezuelë me një masë më të madhe.
“Kemi një ndarje të thellë mes të vërtetave dhe pas të vërtetave. E vërteta qëndron në faktin se i vëllai i Fatmir Xhafajt, ishte i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg.
E vërteta qëndron se ai është i dënuar edhe në Venezuelë, më shumë se në Itali, për trafik ndërkombëtar droge. Por e vërteta është se sot Agron Xhafaj sot është në një nga burgjet e Italisë, megjithëse shkoi i shoqëruar atje me avokatin dhe një inspektor të lartë të Policisë së Shtetit.
A është në burg sot Agron Xhafaj? A nuk më shau mua Edi Rama me fjalët më të ndyra vetëm se i zbulova të vërtetën vëllait të Fatmir Xhafajt.
Sot Fatmiri i kërkon çdo polici të thotë nëse takon ndonjë kriminel, ndërsa vetë e kishte kriminelin në gji dhe e fshihte”.