Lopë me tuberkuloz po theren për konsum – Asnjë kontroll nga qeveria

422

Rreth 270 lopë janë të infektuara me turbekuloz në Shqipëri. Me një shpërndarje në të gjithë vendin, duket se sëmundja ka avancuar duke shkaktuar dëme të pariparueshme te shumë fermerë, të cilëve ju garantonin mundësinë e mbajtjes së familjeve.

Por pasojat, siç mëson ‘Hashtag.al’ mund të jenë edhe më të rënda.

Ka të dhëna, komunikuar nëpërmjet disa burimeve të besueshme se rreth 70 lopë, të cilat kanë ngordhur për shkak të kësaj sëmundjeje, nuk po i nënshtrohen procesit standard: groposjes.

Dyshimet janë se pikërisht këto 70 kokë janë çuar për t’u therur në Lushnje, me qëllim shitjen te konsumatorët.

Situata shfaqet alarmante për shkak të mungesës së kontrollit të të gjithë thertoreve në Shqipëri, konfirmuar edhe nga aksionet e fundit të Autoritetit Kombëtar Ushqimor, i cili ka mbyllur thertore që tregtonin mish të pacertifikuar.

Virusi i tuberkulozit mund të transmetohet jo vetëm mes kafshëve, por edhe nga kafshët te njeriu. Për të përballuar situatën nevojitet jo vetëm groposja e lopëve të ngordhura, por edhe vënia nën karantinë e vatrës së virusit (fermave) si dhe vaksinimi i kafshëve që nuk kanë probleme me këtë virus./Hashtag.al