Pse Rama transferoi dosjen e Olsit tek Gjushi

223

Ish-kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Rama amniston veten dhe Olsin e tij për 613 kg kokainës kolumbiane. Berisha ka reaguar për transferimin e çështjes nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Durrësit. “Kryeprokurori dhe kryegjykatësi Edvin Kristaq Rama amniston veten dhe Olsin e tij!
Ai vendosi:
613 kg kokainë nuk kanë të bëjnë me krimin e organizuar.
Me fjalët e tjera nuk kanë asnjë lidhje me klanin Rama!
Urdhëron transferimin e dosjes për komptencë tek Gjushi. Ai do ta hetojë mirë e bukur ashtu siç di ai vetë?!
Fajin pra e kanë bananet!
Kjo është drejtësia e Narkodiktaturës.
Ky akt dëshmon edhe një herë se garantuesit politik të drogës janë vetëm vëllezërit Edvin dhe Olsi Rama, të cilët Noriega i amnistoi dje me vendimin e tij”, shkruan Berisha.