Maskat i grabisin çantën me lekë shitëses së një dyqani në Lezhë

Dy persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur shitësen e një dyqani në Lezhë. FaNgjarja ka ndodhur sot pasite në qendër të qytetit të Lezhës. bëhet e ditur se se personat e maskuar dhe të armatosur i kanë marrë çantën. Nga të dhënat paraparake bëhet me dije se grabitësit janë larguar.
Mbrëmjen e djeshme në Korçë maskat i grabitën makinën një çifit nën kërcënimin e armëve. Burime nga policia bënë me dije se pronari i mjetit tip ‘Benz’ është një 24-vjeçar banues në Korçë.
Ai ka deklaruar në polici se, kanë qenë 3 persona të maskuar, të cilët i kanë kërkuar të dalë nga makina dhe e kanë nxjerrë atë me forcë nën kërcënimin e armës, duke e goditur në fytyrë.
24-vjeçari si fillim nuk ka pranuar të dalë nga makina ku ka qenë i shoqëruar me një vajzë, por është dorëzuar kur grabitësit e kanë kërcënuar me armë.
Maskat kanë marrë mjetin dhe dy telefona celularë, por më pas i kanë hedhur pak metra larg vendit të ngjarjes.