Valverde ëndërron

Barcelona e Ernesto Valverde mbetet në ritëm, duke vendosur rekord pas derbit kundër Espanyol (1-1), me statistika që vështirë t’iu rezistojnë ekipet më të mira historike, si ai i drejtuar nga Josep Guardiola, Tito Vilanova, ose Luis Enrique. Pas javës së 22 të La Liga-s, sezoni 2017-2018, Barça ka 18 fitore dhe 4 barazime në kampionat, ndërsa nuk e njeh ende humbjen. Ajo ka tejkaluar tashmë rekordin e mëparshëm, sezonin më të mirë të ekipit të Guardiolës (2009-2010), që në këtë fazë të kampionatit ishte mundur një herë, nga Atletico Madrid (2-1), pikërisht në javën e 20-të.
Është e vërtetë se në disa sezone klubi katalanas kishte grumbulluar më shumë pikë, sidomos më 2010-2011, i cili kishte vetëm një barazim (1-1 me Mallorca) dhe një humbje (0-2 kundër Hercules), por nuk kishte qenë në gjendje ta ruante statusin e tij si i pamposhtur. Ernesto Valverde ka arritur të ndërtojë një skuadër efektive në mbrojtje dhe në sulm, ashtu siç kanë arritur paraardhësit e tij. Në fakt, është versioni më i mirë mbrojtës (11 gola të pësuar), së bashku me sezonet 2008-2009 dhe 2010-2011. Dhe, megjithëse “bagazhet” e katalanasve për golat janë disi më të ulët në krahasim me sezonet e tjerë (60 gola), ekuilibri i përgjithshëm i Barcelonës është i katërti më i miri i dekadës (+49).
Rekordi prej 100 pikësh …
Për më tepër, 58 pikët, që ka në këtë moment skuadra e Valverde, i lejojnë katalanasit që të vazhdojnë të aspirojnë për një rekord spektakolar, siç është ai i arritjes “100 pikë”, fiksuar nga Barcelona e Tito Vilanovës në sezonin 2012-2013 në La Liga dhe nga Real Madridi i Jose Mourinhos në sezonin 2011-2012.
Edhe 48 pikë (16 javë kampionat) mbeten në lojë dhe në rastin e fitimit të të 16 ndeshjeve në vazhdim të La Liga-s, blaugrana do të arrijnë kuotën e 106 pikëve. A është e mundur kjo? Në këtë fazë të kampionatit, Barça e Tito Vilanova kishte 59 pikë (19 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje), ndërsa Real Madridi i Mourinhos kishte 58 pikë (19 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje).
… Dhe ëndrra e tripletës
Veç këtyre rekordeve, Barça e Valverdes ka edhe një objektiv tjetër, që nuk ka ndalesa të vështira për mendjen e tifozëve. Është fjala për fitimin e tripletës së tretë. Nëse në fillim të sezonit askush nuk u jepte shumë shanse katalanasve në garën për titull, pasi u mund në Superkupën e Spanjës nga Real Madridi, në klasiken e 23 dhjetorit të kaluar, Barcelona ka rivendosur kandidaturën për të gjithë titujt. Në fakt, Josep Guardiola (2008-2009) dhe Luis Enrique Martínez (2014-2015) ishin në gjendje për ta fituar kurorën e trefishtë pas fillimeve të sezonit më të vështirë.
Argumentet
Barça do ta dijë të enjten e ardhshme, më 7 shkurt, pas ndeshjes së dytë gjysmëfinale kundër Valencias, nëse arrin në finale të Kupës së Mbretit. Ajo është në pritje të raundit të radhës në Ligën e Kampionëve, ku do të luajë kundër Chelsea, ndërsa kryeson La Liga-n me 11 pikë më shumë se vendi i dytë (Atlético Madrid). Prandaj, Valverde i ka të gjithë “përbërësit” për të konkurruar deri në fund për tripletën: një ekip konkurrues, që ka rifituar lojën “associative” dhe duke bërë presion, disa yje që kanë rifituar formën e tyre më të mirë (Messi, Iniesta, Luis Suarez) dhe një përforcim cilësor dimëror si Coutinho.