Valverde e ka qejf dhe e do në skuadër

Barcelona dëshiron të bëjë bashkë Griezmann dhe Messi në sezonin e ardhshëm, me gjigantët e La Liga-s duke menduar për marrëveshjen e transferimit veror, prej 89 milionë eurosh. Ernesto Valverde e ka mjaft për qejf sulmuesin francez, do ta donte në dispozicion të tij, edhe pse janë bërë përforcime të tilla si Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho në shtatë muajt e fundit. Trajneri i Barcelonës thuhet që mendon se më shumë prurje cilësore janë të nevojshme, nëse klubi katalanas do të vazhdojë të sfidojë për trofe të mëdhenj në planet. Spanjollja “Don Balon” pretendon se Griezmann ka frikë se lëvizja e tij drejt Barcelonës nuk mund të ndodhë për shkak të yllit të klubit katalanas, Lionel Messi.
Argjentinasi ndërkombëtar mendon se ardhja e francezit të Atletico Madrid mund të ketë pasoja të këqija për Luis Suarez. Ky i fundit është kthyer së fundi në formë, pasi ka luftuar për këtë në fillim të sezonit. Uruguajani ka grumbulluar 19 gola në 30 ndeshje të luajtura deri më tani gjatë sezonit, teksa ishte përcaktues në fitoren 1-0 të Kupës së Mbretit ndaj Valencias, të enjten e kaluar. Megjithatë, në moshën 31-vjeçare, karriera e tij afatgjatë te Barcelona është në dyshim. Por “Don Balon” thotë se Griezmann ka frikë se Messi dëshiron që Suarez të qëndrojë në “Camp Nou” për aq kohë sa të jetë e mundur. Ish-ylli i Liverpool ka të ngjarë të jetë shkaku që Griezmann të mos arrijë te blaugranët.
Gjithashtu, kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, thuhet se ka një problem me nënshkrimin potencial të francezit. Përflitet se ai mendon që do të ishte më mirë t’i investonte paratë në fusha të tjera. Ai, gjithashtu, mendon se klubi po humbet identitetin e vet duke shpenzuar kaq shumë në kohët e fundit. Dembele erdhi në verë për 120 milionë £, para se Barcelona të blinte edhe Coutinhon për 142 milionë euro, muajin e kaluar.