Tifozët e Espanyol kore ndaj Pike

Pasi është vënë në shënjestër të disa koreve të tifozëve të Espanyol për pjesën më të madhe të derbit të luajtur në kampionat kundër Espanyol, Gerard Pike ka thënë se më e pakta që mund të bënte ishte t’i detyronte ata tifozë të heshtnin.
“Të thuash se klubi është nga Cornella nuk është një mungesë respekti, është vetëm e vërteta. Ata janë çrrënjosur nga Barcelona dhe kanë një president kinez. Ankohen për mua, por nuk shqetësohen për fyerjet që i bëhen familjes sime. Më e pakta që mund të bëj është t’i detyroj të heshtin”, ka thënë mbrojtësi i Barçës.
Pavarësisht se është kritikuar për gjestin që ka bërë kundrejt tifozëve të Espanyol pas golit, Pike ka bërë të ditur se lojtarët nuk do të heshtin dhe të pranojnë sulmet. “Lojtarët kanë përgjegjësi, por ka një limit për gjithçka”, ka thënë ai.
“Nëse ata që marrin vendimet nuk do të bëjnë asgjë për këtë, atëherë ne nuk do të heshtim. Klubet dhe pronarët duhet t’i denoncojnë thirrje të caktuara”.
Ndërkohë, kushtet në të cilat është luajtur ndeshja kanë qenë shumë të këqija. “Ishte e pamundur të luhej futboll në pjesën e dytë. Barazimet ka qenë një rezultat i mirë dhe ne mbetemi të pamposhtur”, ka përfunduar Pike.