Tension në Kuvend/ Ruçi nuk lejon të flitet për ekstradimin e Seitit, opozita bllokon foltoren

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi nuk e ka lejuar kreun e Grupit të PD të flasë për ekstradimin e Nezar Seitit, situatë kjo që e ka ngritur në këmbë opozitën, të bllokojë foltoren.

Ruçi ka deklaruar se çështja e Seitit është jashtë rendit të ditës dhe kur ka hasur në protestën e opozitës para foltores, ka urdhëruar ndërprerjen e seancës. Pas pak minutash, ai e ka rinisur seancën, por opozita nuk e ka lejuar të vazhdojë; Ruçi i ka paralajmëruar deputetët e opozitës se do t’i përjashtojë nga seanca. “Ju paralajmëroj për herë të fundit”, tha ai.

Më pas Ruçi ka vendosur të përjashtojë kryetarin e Grupit të PD, Edmond Spahon një ditë nga punimet e Kuvendit duke mbyllur seancën.