Si hakmerren Tatimet e Veliaj ndaj bizneseve të mbështetësve të PD-së

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ashtu si edhe Policia Bashkiake e drejtuar nga Erion Veliaj janë shndërruar në një bandë gjovënësish ndaj çdo biznesi të ndershëm e që respekton çdo normë ligjore me arsyen e vetme, sepse poseduesit e tyre janë mbështetës të Partisë Demokratike.
Një rast i tillë është ai i Shkëlqim Ziut në Tiranë, rast i cili sot përfaqëson qindra e mijëra biznese të cilat përballen me terrorin e taksidarëve të urdhëruar nga Rama për të penalizuar këdo që mbështet Partinë Demokratike apo bindjet e të cilit janë jo në mbështetje të Partisë Socialiste.
Biznesi i Shkëlqim Ziu-t duket se është shndërruar në shënjestrën e radhës të bandës në qeveri dhe në Bashkinë Tiranë, ku gjobat ndaj tij janë kthyer më shumë se të shpeshta.
Gjoba nga 3 milionë lekë, të pa argumentuara e të pa bazuara në ligj vetëm me një të rënë të lapsit dhe kjo mënyrë është bërë tashmë një normë që po rrezikon seriozisht mbylljen e këtij biznesi të vogël, biznes me të cilin Ziu mban familjen e tij.
Bar “Valentino” në rrugën e Kavajës me pronar Shkëlqim Ziu ku gjobat 3 milionë lekë janë bërë të shpeshta, ku Policia Bashkiake mat një herë në javë hapësirën publike, ku nga 300 mijë lekë në muaj u bë 600 mijë lekë në muaj tarifa e hapësirës publike, ku matjet bëhen selektive dhe një kryeinspektore para kamerave flet sikur është Zoti mbi tokë dhe jo një person në shërbim të qytetarit”, shprehet Ziu për gazetën “RD”.
Sipas tij, e vetmja arsye përse biznesi i tij është shndërruar në një “tabelë qitjeje” nga Bashkia apo edhe tatimet është fakti se ai dhe familja e tij janë mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike.
“Pyetja është pse dhunë dhe gjoba ndaj këtij biznesi, kush përdor pushtetin për falimentimin e bizneseve që nuk janë pjellë e rracës tuaj, që nuk janë dakort me vjedhjet dhe dhunimin e votës së lirë ku e vetmja arsye është se Shkëlqim Ziu është një anëtar i Partisë Demokratike”, bën të ditur Ziu.
Më pas ai shpjegon për terrorin e inspektorëve në ambjentet e lokalit të tij ashtu si edhe gjobat e majme të lëshuara prej tyre në shenjë hakmarrjeje.
“Dua t’i bëj me dije këtyre zotërinjve dhe zonjave si militantë të partisë me një shkollim për të ardhur keq koha e sulmeve ndaj kulakëve mori fund në ‘90. Çdo njeri që shfrytëzon postin kundër kundështarëve politikë po i vjen fundi. Kur një inspektor hyn në një lokal pa pasur shkelje vendos një gjobë për duhanpirje quhet abuzim me detyrën që shkon deri në ndjekje penale uroi që çështja të shkojë në gjykatë dhe të anullohet kjo gjobë e pa drejtë. Turp dhe keqardhje çfarë ndodh nën sundimin e këtij pushteti të ardhur me votat e blera nga krimi e banditët e veshur me pushtet”, thekson Ziu.
Kjo situatë skandaloze është dëshmi e mijëra bizneseve të tjera sot nga Veriu në Jug të vendit, të cilat përballen me një terror të pa parë më parë, ku tatimet paraqiten edhe tre herë brenda një dite në vetëm një biznes, duke kërcënuar e shantazhuar, duke vendosur gjoba e madje, duke bërë presion për mbylljen e bizneseve.