PSG, Marquinhos ka një mesazh prekës për Lucas Moura

Marquinhos i ka dedikuar një mesazh prekës shokut të tij Lucas pas transferimit të këtij të fundit te Tottenham-i. “Kampion, vëllai im!”. Një thirrje që do të mbetet në kujtesën e të gjithë atyre që e kanë parë nga afër miqësinë mes dy lojtarëve. Të mërkurën, rrugët e dy futbollistëve brazilianë u ndanë, por mbrojtësi i PSG-së i ka drejtuar një mesazh prekës ish-sulmuesit të krahut të parisienëve.
“Vëlla, faleminderit për çdo moment që kam jetuar afër teje gjatë këtyre 5 viteve së bashku! Në fillim, një shok skuadre, i cili më ndihmoi shumë kur erdha në Paris, sot një vëlla dhe dëshmitar në martesën time. Shko dhe argëtohu!”, shkruan Marquinos në llogarinë e tij në Twitter.
Tottenham e bleu sulmuesin anësor të Paris Saint-Germain, Lucas Moura për një shumë që mendohet të jetë rreth 30 mln euro. Braziliani 25-vjeçar, i cili ka nënshkruar një kontratë deri më 2023, është blerja e pestë më e shtrenjtë e Spurs-ave.