Premier League dominon në merkato

Premier League vazhdon të dominojë në merkato, siç pasqyrohet në raportin TMS të FIFA-s dhe në të cilin “MARCA” ka pasur akses. 2017-ta ishte viti i konsolidimit të kampionatit anglez, si më i fuqishmi në botë, duke e dyfishuar aspektin e parave të shpenzuara, e cila është si tek askush tjetër, përveç PSG-së së Francës. Ekipet në Premier League shpenzuan 1,355 milionë euro (20% më shumë se në vitin 2016), nga 700 milionë në Francë (314% më shumë). Efekti “Neymar” ka shërbyer për ta bërë spanjollin, kampionatin që ka marrë më shumë para në lidhje me transfertat e lojtarëve, duke arritur 685 milionë euro. Portugalia, e cila nuk është në mesin e dhjetë shpenzuesve më të mëdhenj (vetëm 90 milionë), shfaqet në vendin e dytë me 652 milionë euro. Anglia, Franca dhe Italia përfundojnë renditjen.
Kina, e cila dukej se po kërcënonte hegjemoninë e Anglisë për shpenzimet, ka harxhuar 235 milionë euro, 36% më pak se në vitin 2016. Argjentina nuk është në mesin e 15 vendeve, që shpenzon më shumë. Lista mbyllet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 60 milionë euro.
Në total, biznesi i transferimit të lojtarëve shkoi në 6,200 milionë euro, me një rritje të konsiderueshme, krahasuar me periudhën 2016, e cila nuk arriti më shumë se 4,600 milionë euro. Ndërmjetësit (agjentët) fituan 1,100 milionë euro në vitin 2017. Nga këto, Anglia prin me 120 milionë, Italia ndjek me 70 milionë euro, 45 milionë për Gjermaninë, 40 për Francën dhe 39 për spanjollët.
Futbollistët brazilianë janë më të kërkuarit. Vitet kalojnë, por në këtë rast, modelet nuk ndryshojnë. Brazilianët janë më të kërkuarit në të gjithë botën, pasi në vitin 2017 u regjistruan 1,755 transferime lojtarësh të lindur në Brazil, 853 argjentinas, 695 britanikë dhe 565 kolumbianë (në zhvillim), 454 spanjollë. Deri në 254 klube braziliane kaluan përmes TMS së FIFA-s, si dhe 98 spanjolle. Shumica e transfertave ndodhin në mes të moshës 24 dhe 29 vjeç: 145 të rinj dhe 121 më të vjetër se 35 vjeç. Duke lënë mënjanë Neymar, referenca tjetër e madhe ishte Ederson, nënshkrimi i Manchester City nga Benfica, i cili është bërë portieri i dytë më i shtrenjtë, pas Buffonit, për të paguar 51 milionë euro.