Policit që iu vodhën 550 mijë euro bëhet drejtor i Policisë së Shtetit

Ardi Veliu, të cilit iu vodhën 550 mijë euro në banesë, bëhet drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi në Facebook sms-në e një qytetari sipas të cilit, Ardi Veliut, i kanë vjedhur në banesë një shumë të madhe parash, e cila kap vlerën e 550 mijë eurosh. Berisha shkruan se pas grabitjes, Ardi Veliu ka rënë në depresion sepse nuk mund t’a denonconte në polici vjedhjen pasi nuk mund ta justifikonte shumën e madhe të parave.

Dërguesi i mesazhit, që kërkon të mbetet anonim shkruanet se, me siguri se Veliu do të jetë pasuesi i Haki Çakos pasi ditën e shkarkimit të këtij të fundit ai është parë të hyjë në zyrën e Erion Veliajt ku qëndroi 2 orë. Sipas të njëjtit burim, në gusht të vitit 2013 në kohën që Veliu ishte Drejtor i Policisë Bashkiake në Vlorë atij i është vjedhur shtëpia. Ai ka denoncuar mungesën e 12 milion lekëve të vjetra, por në fakt i morën 550 mije euro. Në SMS-në që publikon Berisha thuhet se Veliu vuri shpërblim 100 mijë euro për atë që gjente hajdutët, por shumën e saktë nuk mund ta deklaronte pasi nuk kishte se si ta justifikonte. Rrëfyesi thotë se Veliu kaloi në depresion dhe është kuruar për këtë ndërsa nga ajo ditë pësuar 3 infarkte.

“I nderuar Dr .Uroj te jeni mire. Drejtori i ri i Policise se Shtetit do jete Ardi Veliu ,pasi diten e shkarkimit te Haki Cakos, Ardi Veliu shkoi ne zyren e Lal plehut dhe qendroi dy ore me te dhe mori bekimin e tije,pasi Shteti kur bie keq gradon dhe gomarin i ven spaleta dhe e ben Gjeneral. Por nga Informacione njeqind perqind te sigurta karriera e Ardi Veliut le shume per te deshiruar, pasi ne gusht te vitit 2013 ne kohen qe Ardi Veliu ishte Drejtor i Policise Bashkiake Vlore i vidhet shtepia e tij ne Vlore.Ne denoncimin qe beri ne ate kohe ne Polici deklaroi se i kishin vjedhur 12 mil leke te vjetra.Por e verteta eshte se i kishin vjedhur 550 mije euro pasi ne ate kohe vuri shperblim 100 mije euro kush gjen hajdutet,por shumen e sakte nuk mund ta deklaronte ne polici pasi nuk kishte sesi ta justifikonte.Pas vjedhjes se shtepise Ardi ka kaluar ne depresion dhe mer ilace depresioni dhe sot e kesaj dite dhe per kete kohet e fundit ka pesuar tre infakte dhe kete e dijne shumica punonjesve te policise(infaktet). Kerkoj ky informacion te behet publik,duke ruajtur anonimatin”, shkruan qytetari.

Veliu ishte emri më i sponsorizuar nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj për t’u emëruar drejtor i Policisë së Shtetit. Ky i fundit ka bërë edhe propozimin në tryezën e Edi Ramës, i cili e ka firmosur. Veliu zëvendëson në këtë post, Haki Çakon e shkarkuar pak javë më parë. Ardi Veliu deri më tani ka mbajtur detyrën e drejtorit të Policisë së Tiranës. Në një konkurs të bërë pak ditë më parë për zëvendësuesit e  Çakos, Veliu doli i pari në listë.