Përmbytjet/ Situatë e rrezikshme në perfieri të Tiranës, njerëzit bllokohen në makina

Dy mjete me disa persona brenda jane bllokuar në zonën e Zall Bastarit në periferi të Tiranës nga përmbytjet. Për shkak të motit të keq dhe shiut të denduar mjetet rrezikojnë të përmbyten. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se, një skuader e Kërkim Shpëtimit dhe një kamion i kalueshmërisë së lartë të Forcave të Armatosura janë nisur peër t’i ardhur në ndihmë qytetarëve që ndodhen në dy mjetet të cilat janë bllokuar në Zall Bastar. Gjithashtu, në përfocim është nisur edhe një kontigjent nga Forcat Speciale”. Edhe në përmbytjet e mëparshme u dëmtua rëndë ura e Zall Bastarit. Bashkia e Tiranës nuk ka marrë asnjë masë për përballimin e situatës së rëndë. Po ashtu, shiu dhe stuhia që përfshinë sot vendin kane shkaktuar permbytje. Pamjet me poshte tregojne gjendjen e rrugëve në lagjen e Kombinatit në Tiranë.