“Neymar tregoi mungesë respekti!!!”

Neymar e tha edhe vetë se gjesti i tij do të bënte të flitej shumë. I fundit, mbrojtësi i Monaco-s Andrea Raggi e ka etiketuar si një mungesë respekti veprimin e sulmuesit të PSG-së.
Ish-ylli i Barcelona-s u tall me një nga lojtarët kundërshtarë në ndeshjen e fituar 3-2 nga PSG në transfertën e Renne në Kupën e Ligës. Neymar iu afrua kundërshtarit për ta ndihmuar të ngrihej, por në momentin që ky i fundit i dha dorën braziliani tërhoqi të tijën. Neymar tha se ishte një shaka, por gjesti i tij ka ngjallur diskutime.
I pyetur nga gazetarët, Andrea Raggi pranoi se nuk e kishte kuptuar veprimin e yllit të Paris Saint-Germain. “E pashë veprimin e tij dhe mendoj se një kampion si Neymar duhet të ketë më shumë respekt për lojtarët e tjerë. Për mua ai veprim nuk ishte aspak i bukur”, komentoi Raggi pas fitores së Monaco 2-0 ndaj Montpeiller të mërkurën mbrëma në gjysmëfinale në Kupën e Ligës.