Mesfushori i Napolit në “radarët” e Arsenal

Arsenal ka shfaqur interesimin për mesfushorin e Napolit, Jorginho, sipas asaj që bën të ditur shtypi në Itali. Futbollisti i kombëtares italiane ka qenë një nga lojtarët më të mirë te skuadra që kryeson Serie A me një pikë më shumë se Juventus. Sipas asaj që shkruan “Tuttomercato”, Arsenal mund të investojë te 25-vjeçari në verën e ardhshme. Jorginho ka shënuar dy gola në 111 ndeshje për Napolin, që kur iu bashkua kësaj skuadre nga Verona në janar të vitit 2014.
“Interesimi i Arsenal është i vërtetë, tha Joao Santos, menaxheri i futbollistit, për një radio italiane. Pas ndeshjes kundër Palermos, në fund të sezonit të kaluar, drejtuesit e Arsenal dhe ata të Real Madrid na bënë disa pyetje. Faktikisht më shumë ishin komplimenta se sa biseda merkatoje, prandaj nuk u bë asgjë, por në verë situata mund të ndryshojë”. Jorginho ka lindur në Brazil, por ka pasaportë italiane dhe është pjesë e kombëtares “axurre”.