Lihet në burg nënkryetari i Bashkisë së Dibrës

Gjykata e Dibrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për n/kryetarin e Bashkisë, Ernolt Cani. Zyrtari akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Cani u arrestua mbrëmjen e së mërkurës, disë orë pas sulmit me shkopinj bejsbolli në Bashkinë e Dibrës.
Së bashku me një punonjës tjetër të institucionit akuzohen se kanë rrahur zyrtarë të Bashkisë, midis tyre drejtorin e Burimeve Njerëzore, Drini Mataj. Të katër zyrtarët e lënduar morën ndihmën në spital pas plagëve të shkaktuara me sende të forta. Ngjarja ndodhi një ditë më parë, brenda ambjenteve të Bashkisë së Dibrës.