Kamza dhe Paskuqani, kantiere ndërtimi, ja rrugët e reja që do të ndërtohen nga Bashkia në 2018


Së paku prej vitin 2007, qyteti i Kamzës ka pësuar ndryshim rrënjësor në infrastrukturën rrugore ku Bashkia e drejtuar nga kryebashkiaku Xhelal Mziu ka mundur të përmirësojë dukshëm situatën, duke mundësuar shtrimin e qindra kilometrave rrugë

Së paku prej vitin 2007, qyteti i Kamzës ka pësuar ndryshim rrënjësor në infrastrukturën rrugore ku Bashkia e drejtuar nga kryebashkiaku Xhelal Mziu ka mundur të përmirësojë dukshëm situatën, duke mundësuar shtrimin e qindra kilometrave rrugë. Duke qenë një zonë informale, thuajse çdo lagje ka pasur nevojë për investime të reja dhe falë vizionit të kryebashkiakut Mziu si dhe projekteve konkrete të Bashkisë çdo vit është investuar në mënyrë sistematike dhe tashmë përmirësimi është i prekshëm nga çdo qytetar dhe ndryshimi lehtësisht i konstatueshëm për të gjithë.
Sikurse vitin e kaluar, kur Bashkia i kushtoi rëndësi infrastrukturës rrugore dhe kanalizimeve, edhe gjatë vitit 2018, Bashkia e Kamzës mbi 65% të buxhetit e ka për investimet. Edhe këtë vit do të jetë prioritet përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës rrugore në Kamëz dhe Paskuqan si dhe do të investohet në dhjetëra akse rrugore, me qëllim që qytetarët të përballen me një realitet të ri pas punimeve të kryera në përfundim të realizimit të investimit, i cili do të japë impakt social për ta. Veç investimeve të reja të Bashkisë Kamëz, të cilat janë të listuara më poshtë, do të ketë ndërhyrje ndërkohë në rrugë të dëmtuara në riparim asfaltesh në disa akse rrugore në Kamëz dhe Paskuqan.
Ja rrugët e reja ku do të investojë bashkia Kamëz

Ndërtim rruga “Iliria” – Kamëz 5
Ndërtim rruga “Fan Noli” – Zall-Mner
Ndërtim rruga “Konispol” – Laknas
Ndërtim rruga “Bërzhitë” – Bathore nr. 4
Ndërtim rruga “Zadrima “ – Bathore nr. 4
Ndërtim rruga “Bajram Curri” – Bathore 3
Ndërtim rruga “Prizreni” – Frutikulturë
Ndërtim rruga “Kuvendi i Dibrës” – Bathore 1
Ndërtim rruga “Leskoviku” – Laknas
Ndërtim zgjatimi i rrugës “Monarkia Shqiptare” lagjja nr. 4 Kamëz
Ndërtim rruga “Asdreni” – Bathore 4
Ndërtim rruga “Pjetër Arbnori” – Bathore 1
Ndërtim rruga “Bytyçi” – Bathore nr. 1
Ndërtim rruga “ Macukull” – Bathore 3
Ndërtim Rruga “Roma” – Kamëz 1
Rrugët “Arras”, “Horizonti”, “Kaltërsia”(vazhdimi i rrugës
“Bulqiza”, segmenti i “Rrugës së Arbrit”) Bathore 1
Ndërtim rruga “Drini” lagjja nr. 1 Bathore
Ndërtim Rruga e Zanave – Bathore 1
Ndërtim rruga “Londër” – Kamëz
Ndërtim rruga “Burimi”- Kamëz 5
Rruga “Eqrem Çabej” – Zall-Mner
Ndërtim trotuare rruga “7 Marsi” Bathore 7
Ndërtim trotuare rruga “Bujar Lako” Zall-Mner
Ndërtim trotuare rruga “Lura” në Laknas dhe kanalizimet e ujërave të bardha
Ndërtim rruga “Mbretëresha Suzanë” – Kamëz 5
Rikonstruksion rruga “Kosova” – Kamëz 4
Ndërtim rruga “Montekarlo” – Kamëz 4
Ndërtim rruga “Zhvillimi” – Valias
Rruga “Thethi” – Valias
Ndërtim rrugët “Tirana” + “Berati” + fusha e sportit – Valias

Ndërtimi i rrugëve “Milano”, “Napoli”, “Aleksandria” – Kamëz
Ndërtim rruga “Abaz Ermenji” – Paskuqan 2, Vresht
Ndërtim rruga “Ali Këlcyra” – Paskuqan 2 Vresht

Ndërtim rruga “Azem Galica” – Paskuqan 2 Vresht
Ndërtim rruga “Hoxha Tasim” – Paskuqan

Ndërtim rruga “Hyqmet Buzi” – Paskuqan 1
Ndërtim rruga “Ibrahim Rugova” loti i parë – Paskuqan 1
Ndërtim rruga “Konferenca e Mukjes” zgjatimi i investimit ekzistues – Babrru, Kodër e Kuqe
Ndërtim rruga “Sali Murat Vranishti” – Babrru Kodër
Ndërtim rruga “Hasan Zylfia”, Babrru-Kodër
Ndërtim rruga “Kaci”- Babrru i Vjetër
Ndërtim rruga “Veli Dedi”, rruga “Xhorxh Martini” – Babrru Fushe Kërçik
Ndërtim rruga “Prengaj”, – Babrru Fushë-Kërçik
Ndërtim rruga “Dedë Gjon Luli”, “Arben Broci” mbi kanal – Paskuqan Fushë
Ndërtim rruga “ Abaz Shehu” – Paskuqan 2 , Vreshtë
Ndërtim rruga “Mustafa Lita” – Babrru
Ndërtim rruga “Zigur Lelo”- Babrru Shpat
Ndërtim Rruga “Asim Zeneli” – Paskuqan 2 , Fushë Kufiri ndarëse
Rruga segmenti “Ajet Xhindoli” deri tek “Abdyl Elmazi” – Paskuqan 2 Vresht