Inter arrin marrëveshjen me Lautaro Martinez

Inter raportohet të ketë arritur marrëveshjen me Lautaro Martinez dhe është pranë akordit me vlerë 23 mln euro me Racing Club. Sulmuesi 20-vjeçar është gjithashtu një objektiv i Atletico Madrid dhe Real Madrid, ndërsa Roma është interesuar për të disa javë më parë. Drejtori Zikaltër Piero Ausilio ka qenë në Argjentinë gjatë fundjavës së kaluar dhe ka qenë në stadium për ta parë drejtpërdrejtë Martinez.
Sipas “Sportitalia”, klubi ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin për një kontratë trevjeçare me opsion për një vit të katërt. Tashmë negociatat me Racing Club Avellaneda janë të avancuara dhe Inter pritet të paguajë rreth 22-23 mln euro për të. Merkato e dimrit është mbyllur në Serie A, kështu që Martinez do t’i bashkohej Inter-it në qershor.