Icardi përplaset në dhomat e zhveshjes

Mauro Icardi ka shënuar për Interin 18 gola në 22 ndeshje këtë sezon, në Seria A. Kjo i lejon ekipit zikaltër të qëndrojë në pozitat e pretendentit për zonën e Ligës së Kampionëve, me tri pikë avantazh mbi Romën. Por, e ardhmja e sulmuesit argjentinas duket të jetë gjithnjë e më e largët nga “San Siro”, nisur nga interesi i klubeve të mëdha të Real Madridit, por tani edhe për arsye të brendshme të dhomës së zhveshjes së Interit. “Corriere della Sera” publikoi të premten se zikaltrit janë “në zjarr”, pas një diskutimi të fortë të Icardit me Perisiç dhe Brozoviç, pas ndeshjes kundër Spal. Argjentinasi u mërzit me Perisiç në disa momente të lojës. Atmosfera përfundoi me një përplasje verbale, duke u futur në dhomën e zhveshjes, ndërmjet Icardit, Perisiç dhe Brozoviç. Në fakt, marrëdhënia e argjentinasit me Brozoviç ishte shumë e mirë deri në fundjavën e kaluar dhe episodi i ka dhënë fund vazhdimit të shoqërisë mes tyre në rrjetet sociale, sipas “Corriere”.
Tensioni i lartë në dhomat e zhveshjes ka arritur deri tek ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, i cili nuk ushtron më këtë rol, por mbetet afër klubit. “Problemet në dhomën e zhveshjes? Nuk e di nëse është kaq e thjeshtë, por mund të jetë”, tha ai në një intervistë, kur u pyet. Mediat italiane thonë se ky incident është shtyrja përfundimtare për Icardin, që të vendosë të largohet këtë verë nga Interi dhe të pranojë një ofertë nga Real Madridi. Në skuadrën e bardhë do t’i dyfishojnë pagën (tani merr 5.5 milionë euro) dhe Interi nuk do të ishte gabim po të merrte 110 milionë euro për të riorganizuar ekipin. Përveç kësaj, direktiva e zikaltërve nuk është e qartë për kohën e mbylljes së rinovimit të tij. “Rinovimi? Kur klubi të mendojë se është koha, atëherë ne do të ulemi dhe të flasim”, tha drejtori sportiv, Piero Ausilio.