Hidhet në erë me tritol një makinë në Vlorë

Një makinë u hodh në erë me tritol pas mesnate në Vlorë. Policia tha se, “Benz”-i është dëmtuar plotësisht, por nuk ka persona të plagosur, pasi makina ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë të një personi që për momentin i jepen vetëm inicialet. “Në fshatin Kaninë të Vlorës, gjatë natës është dëmtuar me lëndë shpërthyese mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit I.Y.
Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së shtetasit I.Y., dhe është dëmtuar pothuajse plotësisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftim.