Deulofeu shpjegon pse u largua nga Barcelona

Gerard Deulofeu nuk arriti të bëhej pjesë e formacionit titullar të Barçës, pas kthimit në “Camp Nou”, verën e kaluar. Ai gjeti pak minuta aktivizim nën drejtimin e trajnerit Valverde, ndërsa ardhjet e Ousmane Dembélé dhe më pas, Coutinhos, nuk e kanë ndihmuar në këtë drejtim. Prandaj, ai vendosi të ndryshojë ajër në merkaton e janarit. “Deulo” do të luajë në formë huazimi te Watford në Premier League, deri në fund të sezonit. Ky futbollist shpjegon për “Daily Express” arsyet që e bënë atë të vendosë të kërkojë një largim nga Barcelona, për të fituar minuta aktivizim: “Unë nuk jam një lojtar, që i pëlqen të qëndrojë në stol. Kur arrita, e dija që Neymar ishte te Barcelona. Më pas, ai u largua, por Dembele dhe Countinho mbërritën. Zgjidhja ishte për të ardhur këtu dhe për të fituar besim, duke luajtur”.