Cunami qytetar po i afrohet bandës së ‘kukullave’ të Ramës…

Teatri i kukullave të vërteta është kapur gafil një skandal dhe prokuroria ka nisur hetimet; dhe nëse ato të jenë të pavarura nga Rama do të çojnë pas hekurave disa drejtues në Teatrin Kombëtar të Kukullave. Skandali në Teatrin e Kukullave të vërteta është minor po të krahasohet me çfarë po ndodh në Teatrin e Bandës së Kukullave të Ramës. Ndërkohë që Teatrin të Kukullave të Vërteta po e heton Prokuroria, Bandës e Kukullave të Ramës po e shkatërrojnë zullumet e veta që po trashen dhe cunami qytetar që po i afrohet me shpejtësi.
Le ta lemë mënjanë Teatrin e Kukullave të Vërteta se më të do të merret prokuroria.
Të bëjmë një pasqyrë të zullumeve të bandës së kukullave të Ramës.

Tahiri, ish ministri i Brendshëm, bashkëpunëtor i klaneve mafioze në trafiqet e drogës e të armëve, është personazhi që ka marrë peng Ramën dhe ka futur në bela edhe Ministren e Drejtësisë, edhe Ministrin e Brendshëm, edhe Prokuroren e Përkohshme të Përgjithshme. Ka ndotur ambasadorin amerikan në Tiranë. Ka degjeneruar ambasadoren e BE. Ka mbyllur derën e hapjes së negociatave, një ngjarje që mund të ndodhë vetëm nëse arrestohet e ndëshkohet Saimir Tahiri. Gjë që ka pak ngjasë të ndodhë se Tahiri deklaron çdo ditë që do ti hedhë në erë të gjithë duke filluar nga Rama nëse e ndëshkojnë se ka qenë vetëm një nga kukullat që ka shërbyer me devocion e zell.

Xhafaj, ministri i Brendshëm, është një kukull tjetër e bandës së Ramës që ndodhet në fije të perit. Është vendosur nga Rama në atë pozicion për të mbuluar zullumet e Tahirit ndërkohë që me ambicien personale po shkon përtej parashikimeve. Loja e kësaj kukulle të vjetër të bandës së Ramës ka shkuar aq sa larg duke u përpjekur të krijojë perceptimin se ai mbështetet nga Lu dhe po punon për ti zënë vendin Ramës?! Dhe Rama për tja shuar edhe kësaj kukulle këtë ëndërr e ka implikuar në çështjen Tahiri duke e ndotur me ekstradimin e financierit të Habiljave, sepse nuk i ka mjaftuar informacionet që Rama dërgon në drejtim të opozitës për ta sulmuar Xhafajn, si vëllain e trafikantit të drogës dhe ish-prokurorit të diktaturës.

Etilda Gjoni, ministrja e Drejtësisë, që është thirrur në qeveri si kukulla Barbi, është detyruar të firmosë për ekstradimin e financierit të Habilajve, thjesht dhe vetëm për të shpëtuar Tahirin. Kjo firmë po duket se po shkakton ose burgimin nëse i qëndron “burrnish” urdhrit të Ramës ose të largohet nga Rama nëse pret fijen përmes së cilës i luan duart e gojën kësaj kukulle të bandës së Ramës.

Edhe Arta Markun e futi Rama në bandën e kukullave të tij, edhe me ndihmën e ambasadorit Lu që për inat të Lallës shkoi të flinte me Artën. Rama për ta varur edhe këtë kukull në fijet që lëvizin duart e tij e zhyti në çështjen e ekstradimit duke e bërë palë në mbrojtjen e Tahirit dhe të bandës së Habilajve.

Ahmetaj është një kukull gërdallë e vjetër që po e çon vendin në greminë. Nuk dihet nëse Rama i lëviz fijet e tij apo ai me ambiciet dhe marrëzitë e tij po e hedh Ramën dhe Shqipërinë në greminë. Por kësaj kukulle të vjetër të bandës së Ramës, i kanë rënë bateritë se i ka dalë boja, Madje ka kuptuar se Rama është i gatshëm ta dorëzojë si një nga peshqit e pellgut të tij mjafton që Lu ta ndalë peshkimin ndaj peshkut kryesor.

Ditmiri, ministri tinzar që deklaronte kudo se Rama nuk më fut dot në kurth, ra në batakun e tradhtarëve të atdheut me shitjen e detit; kurth që ja ngriti Rama për ta kthyer edhe atë në një kukull të bindur të bandës së tij. Ditmiri rrezikon burgun ose largimin nga qeveria, kërcënime që Rama ja kujton çdo ditë me mesazhet që i nis drejt opozitës.

Damiani po mbahet me hatër sepse thuhet për të që është hajduti më i madh, por edhe më korrekti me pjesën që i dërgon Ramës. Damiani prej kohësh është kthyer në një kukull të bindur të bandës së Ramës për shkak të implikimit në çështjen e CEZ por edhe në blerjen e votave në Dibër që ka shpërthyer në sherre me grushte dhe në Vlorë në zgjedhjet e 2017.
Në këtë teatër të bandës së kukullave të Ramës, herë pas here luajnë edhe fijet e Lindita Nikollës e cila është gati për tu larguar nga qeveria duke qarë me lot e me qyre. Ilir Beqaj që e ka prerë biletën për në burg me propozimin e Ramës dhe miratimin edhe të Lu-së është i çoroditur. Por edhe Mimi dridhet sa herë Lu i kërkon Ramës pesë-gjashtë emra peshqish të mëdhenj në shkëmbim të kokës së tij.

Ali-babai i bandës së kukullave, Gramoz Ruçi, ka marrë përsipër të ndeshet me opozitën. Ndërkohë që Rama e nxit të zhytet sa më thellë në këtë konflikt thjesht për të larguar goditjet nga vetë ai. Dhe Gramozi me naivitet e ka ngrënë karremin. Pa lënë mënjanë, Taulantin, peshkun torollak që i bie grepit pa karrem, pavarësisht se kullot e ushqehet çdo ditë në gjolin e Rilindjes.
Por Rama pavarësisht se lëviz fijet e të gjithë kësaj bande kukullash nuk ndjehet i qetë. Është në panik dhe vëren se toka po i dridhet nën këmbë. Trump e cilësoi armik. Hojt Ji që e mbronte në Uashington u detyrua të largohej. Soros po i kërkon t’ia lërë vendin Erion Veliajt që nuk nguron herë pas herë ti japë ndonjë të shtyrë me brryl sa herë që e shikon në buzë të greminës.
Skandali në teatrin e kukullave të vërteta ka detyruar prokurorinë të ngrejë çështjen penale për drejtuesit e saj. Kurse bëmat e bandës së kukullave të Ramës me fije-lëvizësin Rama ka cuar në revoltë qytetarët që po përgatiten masivisht ta ndëshkojnë këtë bandë të neveritshme, arrogante, të paaftë dhe të rrezikshme. Cunami qytetar sapo ka përfshirë edhe Shqipërinë, ose më saktë po i afrohet me shpejtësi e agresivitet Rilindjes, armike të SHBA, tradhtare për shitjen e detit, të zhytur në korrupsion, bashkëpunëtore me klanet mafioze në narkotrafiqe, rrënuese e ekonomisë, varfëruese e shqiptarëve, cinike me çamët, arrogante me të gjithë, dhunuese e opozitës, mashtruese me qytetarët. Dhe për të revoltuar në ekstrem qytetarët, dhe hequr vëmendjen prej peshkut të madh, Rama njëlloj si Ramizi në 1989, i nxjerr kukullat e tij, të veshura me uniformë peshku, të bëjnë harakiri në ERTV.

© SYRI.net