Aeroporti i Habilajve, Berisha: Seiti u ekstradua dy ditë pasi pranoi të dëshmojë për bandën

Ish kryeministri Sali Berisha e quajti ‘aeroporti i Habilajve” aeroportin e Vlorës  sepse “po bëhet me një çmim 5-6 herë më të madh se aeroporti i Kukësit. Çdo shqiptar duhet ta dijë se çfarë është mbi 20 milionë shkon në xhepat e  Edi Ramës dhe individëve të tjerë”

Sa i takon ekstradimit të Nezar Seitaj Berisha tha: Janë të ngërthyer në një skandal të paprecedentë. Edi Rama përzënë dhe ekstraduan me urdhër të Saimir Tahirit  vetëm dy ditë pasi ai shprehu vullnetin për tu bërë dëshmitar i penduar dhe i mbrojtur i drejtësisë.

Ish-Kryeministri Berisha deklaron se pazari i Ramës me Greqinë për detin do të kalojë vetëm mbi trupat e deputetëve të opozitës dhe se ai nuk do të miratohet asnjëherë. “Ky është një Pazar i hapur ku Greqisë i jepen zonat më të mëdha të gazit në Mesdhe”, tha Berisha.

Berisha tha se ekstradimi i  të arrestuarit, Seiti drejt Italisë është bërë vetëm dy ditë pasi ai kishte pranuar që të bëhej I penduar i drejtësisë dhe do të jepte dëshminë për bandën e Habilajve.