Sa shumë “jo” në merkato!

Përgjigjja “jo, faleminderit” që Simone Verdi i dha skuadrës së Napolit ka habitur të gjithë, duke shkruar një fund ndryshe dhe të papritur në merkaton e verës 2018. Sulmuesi ka zgjedhur të qëndrojë te Bologna, një zgjedhje jetike, që duhet respektuar, përpara se të gjykohet nëse është vendimi i duhur apo i gabuar. Sigurisht që habit fakti që nuk shkoi te kryesuesit e Serie A, por historia e futbollit në Itali është e mbushur me raste të tillë. Refuzime që kanë bërë bujë në tregun e transferimeve, duke nisur nga Riva që i tha “jo” Juventus dhe deri ta rastet Berardi apo Di Natale.
Shpesh duhet të kesh kurajë, ndërsa herë të tjera bëhet fjalë për zgjedhje sipërfaqësore, por të refuzosh kalimin te një skuadër e madhe nuk është asnjëherë e lehtë. Për të marrë vendimin për refuzimin e kalimit nga Bologna te Napoli, Simone Verdi ka pasur arsyet e tij, por sigurisht që lajmi nuk kalon pa bërë bujë dhe lojtari futet në grupin e atyre që preferuan t’i thonë “jo” gjigantëve.
Duke u kthyer pak vite pas gjejmë tre “jo, faleminderit” që ka pësuar klubi i Juventus. Në fillim nga Di Natale, pastaj Hamsik dhe në fund Berardi. “I thashë jo ofertës së Juventus sepse nuk ndihesha gati për të ndryshuar ambient, kujton ish-kapiteni i Udinese. Zgjedhja më dha të drejtë dhe do ta bëja sërish sepse arrita shumë në një klub si Udinese. Ishte një zgjedhje që e bëra me zemër dhe i konsultuar me familje time”. Ndërsa marrëveshja me kapitenin aktual të Napolit u zbuluar nga Pavel Nedved: “Në vitin 2015, Napoli e pranoi ofertën tonë, por Hamsik nuk donte të tradhtonte tifozët”.
Arsye nga më të ndryshmet, por që shpeshherë kanë rezultuar të duhura për ato që i kanë marrë. Në vitet ’70 ishte Gigi Riva që refuzoi të shkonte te Juventus dhe qëndroi te Cagliari duke u bërë idhulli i tifozëve të kësaj skuadre me një “mal” me gola në Sardenjë. Pastaj ishte radha e Paolo Rossi, që refuzoi Napolin në vitin 1979, por atëherë “të kaltrit” nuk ishin në krye të Serie A. Në vitin 1995 ishte Roberto Baggio që hodhi poshtë një marrëveshje mes Juventus dhe Inter. Moggi nuk e kishte lajmëruar “bishtalecin” për bisedimet dhe ai u tërbua duke shkuar te Milan, pak ditë më vonë.
Një kuriozitet, në vitin 2006, mbrojtësi i djathtë nga Koreja e Jugut, Lee Young Pyo, refuzoi kalimin nga PSV Eindhoven te Roma, edhe pse të dyja klubet kishin arritur marrëveshjen. “Zoti më ka këshilluar të mos shkoj në Itali”, deklaroi futbollisti që zgjodhi të vazhdonte karrierën te Tottenham.
Një situatë e ngjashme me atë të Rui Costa. Në vitin 2001, Fiorentina kishte gjetur marrëveshjen me Parmën për shitjen e tij dhe të portierit Toldo për 140 miliardë lireta, por Rui vuri veton për të shkuar te Milan, ndërsa Toldo zgjodhi Inter. Përgjigjja “jo” që i thanë Parmës bëri bujë në atë kohë, por që të dy shkuan në Milano ku patën sukses. Edhe Inter i “tripletës”, drejtuar nga Jose Mourinho, mori dy “jo”. Nedved zgjodhi të vazhdonte me Juventus në Serie B, ndërsa Hleb nuk e pëlqente Italinë dhe kur u largua nga Barcelona shkoi te Stuttgart. Në vend të tij, Inter mori Sneijder dhe shkoi historinë.