Presidenti Meta paralajmëron Ramën për dhurimin e detit Greqisë

Presidenti Ilir Meta i jep të drejtë shqetësimit të disa qytetarëve të shprehur publikisht apo në rrjetet sociale, lidhur me bisedime greko-shqiptare për marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë. Duke iu përgjigjur disa komentuesve në rrjetin social Facebook, Presidenti shkruan se është duke ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes, por jo me nxitim, këtë çështje të rëndësishme. “Si President i Republikës do të veproj konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike ndaj kësaj çështjeje, thekson Kreu i Shtetit. Marrëdhëniet me Greqinë janë shumë të rëndesishme dhe trajtimi i tyre me transparencë, gjithëpërfshirje dhe konform Kushtetutës, ligjeve ndërkombëtare dhe interesave reciproke të të dy vendeve do të kontribuonte pozitivisht për një progres të tyre, më të fortë, të qëndrueshëm dhe të dëshiruar nga të gjithë, përfundon mesazhin Presidenti Ilir Meta.