Nagatomo te Galatasaray

Pas 7 vitesh duket se Interi do të humbasë shërbimet e mbrojtësit japonez Nagatomo. Mediat italiane shkruajnë se zikaltrit janë pranë një marrëveshjeje me skuadrën turke të Galatasaray-t. Nagatomo do të kalojë në Turqi në formë huazimi me të drejtë blerjeje prej 7 milionë eurosh. Ndërkohë një tjetër lojtar pritet të lërë zikaltrit në këtë merkato janari. “SkySport” në Itali shkruan se Brozoviç është së bashku me agjentin e tij Miroslav Bicanic dhe janë duke diskutuar një kalim të mundshëm të mesfushorit kroat te Sevilla në La Liga.