KLD hetim gjyqtarit që lejoi ekstradimin e Seitit

Këshilli i Lartë i Drejtësisë nis hetim disiplinor ndaj gjyqtarit Kastriot Gramshi, i cili lejoi ekstradimin në Itali të Nezar Seitit, financier i grupit të Habilajve. Hetimi i KLD-së nisi pas kërkesës së Prokurosisë për të kaluar në sitë vendimin për gabime të mundshme proceduriale.
Nga ankesat publike thuhet në njoftimin këshillit, dyshohet për shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit. Megjithatë këto dyshime do verifikohen nga inspektorët, të cilët do përgatisin një raport nëse vendimi ka qenë i bazuar në procedurë apo ajo është shkelur. Vendimi për ekstradimin e Seitit u dha nga gjyqtari Kastriot Gramshi në datën 18 dhjetor të vitit të kaluar dhe mori formë të prerë në datën 29 dhjetor.
Do të verifikohet nëse Gjykata e Tiranës ka qenë kompetente për shqyrtimin e kësaj kërkese. Zakonisht procese të tilla kryhen nga Gjykata e rrethit ku banon personi që do të ekstradohet.
Nezar Seiti është banues në qytetin e Vlores, siç thuhet në Njoftimin e Policisë ditën e ndalimit. Por kjo pritet të sqarohet nga hetimi i KLD-së, pasi rasti i Seitit mund të jetë specifik, pasi arrestimi i është komunikuar në Tiranë. Përveç hetimit disiplinor të KLD-së, për gjyqtarin, Prokuroria e Durrësit po verifikon rolin e Prokurorisë së Tiranës, Krimeve të Rënda dhe Drejtorisë së Burgjeve institucione, të cilat nuk janë rakorduar me njëri-tjetrin.