Idrizi: Bushati i painformuar

Deputeti i PDIU, Shpetim Idrizi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji “Per regjistrimin e adresave te shtetasve shqiptare qe jetojne jashte territorit te Republikes se Shqiperise”. /r/n/r/nLawmaker, Shpetim Idrizi, speaks during a parliamentary session.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, u shpreh sot se ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nuk e ka pritur në një takim, pas nisjes së negociatave mes tij dhe homologut grek Nikos Kotzias.
Ndërsa i ka cilësuar negociatat si aspak transparente, Idrizi shprehet se gjithashtu Bushati nuk ka informacione në lidhje me çështjen çame.
“Në mënyrën si po zhvillohen këto ngjarje ne po informohemi vetëm nga ministri i Jashtëm grek. Mënyra si pala shqiptare po e menaxhon nuk është serioze.
Kemi parë që takohen krerët me një axhendë të mirë përcaktuar. Ministri i Jashtëm shqiptar thotë që gjërat shkojnë mirë, do takohemi prapë, ndërsa opinioni publik po shqetësohet për atë që po ndodh mes dy vendeve”, tha Idrizi në një intervistë për Neës 24.
Sipas tij, marrëveshja e bërë për toponimet, sikundër deklaroi ministri Bushati, nuk është në favor të shqiptarëve të Çamërisë.
“I kam kërkuar takim ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati që pas takimit të tij në Kretë me Kotzias dhe të flisja me të për shumë çështje, por nuk ka reaguar. Mirë që nuk sqaron se çfarë bëhet, por thotë dhe që çamët nuk përfitojnë nga ligji i luftës.
Mbi shqiptarët e Çamërisë kur iu hoq nënshtetësia greke dhe iu vu shqiptarja, pati ndikim ligji i luftës.
Shqiptarët e Çamërisë edhe sot ndalohen në Greqi. Nëse Bushati s’ka informacione për këto, jemi gati ta informojmë”, u shpreh Idrizi.