Gjosha: Bushati mashtroi shqiptarët për interesa personale

Ish-ministrja e Integrimit, aktualisht deputete e LSI, Klajda Gjoshaj denoncoi dje marrëveshjen e qeverisë Rama me Greqinë në lidhje me faljen e miljeve detare. “48 orët e fundit kemi dëgjuar vetëm mashtrime nga ministri i Jashtëm, e kemi kërkuar për seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm. Bushati vendosi të vinte vetëm para tre ditësh, përsëriti fjalët vetëm “Marrëveshje historike” ne e kishim të paqartë se çfarë ka dashur të thotë me këto fjalë, foli për grupe pune që ishin ngritur për këtë proces.
Na tha se ishte ngritur grup edhe për çështjen Çame, por nuk u pranua nga pala greke, e cila deklaroi publikisht se nuk ekziston kjo çështje”, shprehet Gjoshaj. Ajo tregoi se, në Shqipëri ka humbur mundësia për të bërë një të ardhme evropiane për qytetarët, kemi shumë të rinj që largohen çdo ditë. Kemi shumë intelektualë kanë zgjedhur të largohen, sepse nuk vlerësohen në vendin tonë.
“Nuk është akuzë e rëndë, kur shohim mënyrën si janë zhvilluar negociatat dhe çfarë është diskutuar në tryezat me Greqinë. Ne kishim kohë që e prisnim partneritetin, pasi kemi mijëra shqiptarë emigrantë atje, për të zgjidhur të gjitha çështjet. Kemi dëgjuar vetëm mashtrime nga Bushati. E kemi thirrur në takim që pas takimit të parë mes dy palëve, nuk patën asnjë reagim nga ministri.
Madje vetë opozita kërkoi që takimi të bëhej me dyer të mbyllura për të ruajtur konfidencialitetin e negociatave.
“Bushati vendosi të vinte vetëm para tre ditësh, bëri një ekspoze, na rikujtoi çështjet e mbartura, duke përmendur një marrëveshje historike, por se cila pjesë e dialogut apo negociatave bënte historinë ne kishim të paqartë. Dëgjuam shumë ngritjen e grupeve të punës, por asnjëherë nuk kemi parë rezultatin e tyre”, shprehet Gjosha.