Drogë dhe prostitucion në Itali, arrestohen 25 shqiptarë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia italiane ka goditur dy grupe kriminale, duke ekzektuar urdhër arrestimin ndaj 50 personave, shtetas shqiptarë dhe marokenë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe prostitucionit. Në pranga janë vënë 50 persona shtetas shqiptarë dhe marokenë, të akuzuar për trafik kokaine e hashashi. 21 prej personave të arrestuar janë ndaluar në qytetin e Bolonjës.
Mediat vendase thonë se janë arrestuar 25 shtetas shqiptarë në Milano, Firenze, Komo, Ascoli e Monza. Gjatë operacionit janë kryer kontrolle në disa banesa e lokale, si dhe janë sekuestruar 37 mijë euro cash.
Droga trafikohej nga Maroku e shpërndahej në territorin e provincave të Emilia Romanjës dhe Lacios. Droga trafikohej nga Maroku në rrugë tokësore në Spanjë e më pas mbërrinte në Itali. Përgjatë këtij opearacioni është sekuestruar një kamion me rreth 1 ton hashash që do të trafikohej në Veri të Italisë.
Trafikantët përdornin një gjuhë të koduar për të komunikuar mes tyre. Në kuadër të këtij opearcioni, Policia e Milanos, Bolonjës dhe Leccos ka ekzekutuar kontrolle në shumë banesa në rreth 10 qytetet italiane. Gjatë ditës pritet që Policia italiane të zbardhë detajet e këtij operacioni.