Dënohen deputetët e Vetëvendosjes për gazin lotsjellës

epa05068565 Opposition lawmakers throw tear gas during a plenary session at Kosovo's parliament in Pristina, Kosovo, 14 December 2015. Kosovo's opposition political parties protest against the agreements that has been reached in Brussels during the EU-brokered dialogue between Kosovo and Serbia. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi të mërkurën me kusht katër deputetë të lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës.
Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupim, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli u shpallën fajtorë për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.
Deputeti Albin Kurti u dënua me një vit e tre muaj burg për përdorim të armës, përkatësisht hedhje të gazit lotsjellës si dhe gjashtë muaj për pengim të personit zyrtar. Gjykata vendosi që, zoti Kurti të dënohet gjithsejt me një vit e gjashtë muaj burgim.
Donika Kadaj-Bujupi u dënua për përdorim të armës përkatësisht hedhjes së gazit lotsjellës me një vit e tre muaj, ndërsa gjashtë muaj për pengim të personit zyrtar. Gjykata vendosi që zonja Kada Bujupi të dënohet gjithsejt me një vit e gjashtë muaj burgim.
Deputetja Albulena Haxhiu është dënuar me një vit e dy muaj burgim si dhe katër muaj për pengim të personit zyrtar, ndërsa gjykata i shqiptoi dënim prej një viti e tre muaj.
Ndërsa, deputeti Faton Topalli u dënua me një vit burgim për përdorim të armës si dhe tre muaj për pengim të personit zyrtar. Gjykata vendosi që zoti Topalli të dënohet gjithsejt me një vit burgim.
Gjykata vendosi që dënimet të jenë me kusht për një periudhë dy vjeçare.
Të katër deputetët e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, nuk morën pjesë në seancë kur po shpallej vendimi i gjykatës.
Vitin e kaluar, për më shumë se gjashtë muaj deputetët e opozitës organizuan protesta dhe bllokuan punën e Parlamentit me gaz lotsjellës kundër marrëveshjes së arritur me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.