Degradon pushteti, Kryebashkiaku rrihet me shkopinj bejsbolli nga aleatët

Një ngjarje e paprecedent nga ndodhur sot në mëngjes në Bashkinë e Dibrës. Në fillim u raportua se gjatë ndërhyrjes së policisë është shoqëruar edhe kryebashkiaku Muharrem Dibra, por në një prononcim për News 24 kryebashkiaku me profesion kirurg tha se nuk ndodhet në polici por në spital ku u jep ndihmën e parë të plagosurve përpara zyrës së tij. Sipas tij, gjithçka ka nisur pasi jane pushuar nga puna, te punesuarit nga PDIU ne bashkine e Dibres.

“Ka qenë ora 09:00. Nuk kisha mbërritur në zyrë, por më lajmëruan se kanë ardhur disa ekspontente të PDIU dhe kërkojnë të takojnë kryetarin. Ishin një grup prej 30 vetësh, përfaqësues PDIU-së dhe disa të punësuar nga PDIU në Bashki.Ato kanë protestuar sepse ne kemi larguar nga puna disa përfaqësues të PDIU-së me performancë të ulët. Pikërisht ata kanë ardhur sot dhe kanë dhunuar zyrat e bashkisë. Kane thyer dyert. Nga përleshjet janë 4 të lënduar me mjete të forta. Unë jam tek spitali i Peshkopisë duke u dhënë ndihmë të dëmtuarve. Janë dëmtuar në kokë me shkopa bejsbolli dhe tuba hekuri. Ne do ndjekim vetem anën ligjore po kryen veprime hetimore për këtë ngjarje. Disa prej tyre janë shoqëruar nga policia”, deklaroi kryebashkiaku Muharrem Rama.

 

Shkelma dhe grushta në Bashki, përfundon në polici kryebashkiaku i Dibrës

Kryebashkiaku socialist i Dibrës, Muharrem Rama dhe 12 punonjës të bashkisë, mes tyre policë të bashkisë janë shoqëruar në komisariat pas sherrit që përfundoi me shqelma dhe grushte brenda zyrave të administratës.

Sherri ka ndodhur në ambjentet e brendshme të Bashkisë,gjatë një mbledhje të administratës, ndërsa si shkak mendohet të ketë qenë drejtori i burimeve  njerëzore. Dritan Mataj prej një muajsh ka qenë i komanduar në këtë detyrë. Në Polici është shoqëruar dhe kryebashkiaku Muharrem Rama, së bashku me disa punonjës të tjerë. Kanë qenë dy furgona policie ata që kanë bërë shoqërimin e punonjësve.