Arsenal siguron Aubameyang

Pierre-Emerick Aubameyang of Borussia Dortmund during the friendly match between Borussia Dortmund and Zulte Waregem at the Estadio Municipal Marbella on January 08, 2018 in Marbella, Spain(Photo by VI Images via Getty Images)

Borussia Dortmund dhe Arsenal kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Arsenal për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang. Vetë trajneri i londinezëve, Arsen Wenger, e ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit në intervistën e dhënë dje për “Arsenal TV” pas ndeshjes së humbur 3-1 kundër Swansea.
“Jemi shumë të kënaqur që e kemi marrë. Ai do të na japë më shumë alternativa në sulm. Cilësitë e tij? Është i shpejtë dhe një finalizues shumë i mirë”, ka thënë trajneri francez.
Sulmuesi i Gabonit mbërriti të martën në qendrën stërvitore të Arsenalit për ta nënshkruar marrëveshjen me klubin londinez nga e cila do t’i përfitojë 205.000 euro në javë. Dje në mëngjes, Aubameyang e vizitoi qendrën mjekësore në London Colney ku është duke i kryer testet mjekësore, por Dortmundi do ta lejojë të largohet vetëm nëse e gjen zëvendësuesin e tij. Zëvendësuesi i tij pritet të jetë Michy Batshuayi.
Ndërkohë, Bayern Munich do të marrë Christian Pulisicin e Dortmund. Bajerni e ka identifikuar Christian Pulisicin si zëvendësues potencial të Franck Riberys apo Arjen Robbenit, por do të përballet me garë të ashpër për të nënshkruar me të, raporton “Sport Bild”.
Klubi gjerman mund ta humbasë njërin prej yjeve anësorë në fund të këtij sezoni pasi kontratat e tyre ende nuk janë ripërtërirë. Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara shihet si opsion i mirë për ta përforcuar sulmin. Por, Borussia Dortmund tashmë ia ka vënë një çmim prej 45 milionë eurosh 19-vjeçarit dhe nuk dëshiron ta shesë. Ndër klubet më të interesuara për të është Manchester United.