Ambasadori Lu kërkon të qëndrojë në Shqipëri: Do kërkoj një mundësi tjetër bashkë me familjen këtu

Ambasadori amerikan nuk do të largohet nga Shqipëria edhe pasi të përfundojë mandatin.

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka bërë sot një deklaratë të fortë gjatë një takimi në Universitetin Beder në Tiranë.

Në bisedën me studentë e pedagogë, ambasadori amerikan ka thënë se është shtuar numri i amerikanëve në Shqipëri dhe ai mendonte që pas mbarimit të mandatit të vijë të jetojë si qytetar pikërisht këtu, në vendin tonë, ku po ushtron një aktivitet diplomatik shumë të trazuar për shkak të reformës në drejtësi.

“Në Shqipëri aktualisht janë rreth 13 mijë amerikane që u është dhënë mundësia të punojnë këtu. Unë mezi pres mundësinë të rikthehem bashkë me familjen time për një mundësi tjetër këtu”, tha Donald Lu.

Ambasadori amerikan emri i të cilit lidhet pazgjidhshmërisht me reformën në drejtësi, ama nuk është “i mirësardhur” për një segment të politikës, ai i cili e ka parë gjithnjë me dyshim rolin e tij në reformë. Ai mbetet ndër ambasadorët më të kontestuar – gjithnjë në një segment të politikës, dhe që përfshin opozitën, pa dyshim – prej të gjithë paraardhësve të tij. Ndaj, për këtë segment le të jetojë dhe në Tiranë, mjaft të mos jetë ambasador.

lajm-shqip.com