Vjen refuzimi i parë amerikan për Ramën

2960
epa06127110 Nikki Haley, the United States' Ambassador to the United Nations, address the United Nations Security Council following a vote on a resolution to implement new sanctions against North Korea as way to pressure Kim Jong Un's regime to return to international nuclear and missile negotiations at United Nations headquarters in New York, New York, USA, 05 August 2017. EPA/JUSTIN LANE

Dyert e SHBA janë të mbyllura për Ramën. SHBA-të kërcënuan se do të “mbanin shënim” emrat e vendeve që do të ngrinin dorën “kundër” vendimit të presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. “Neësëeek” shkruan se pas asaj “humbjeje” dërrmuese në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ambasadorja amerikane Nikki Haley ka ftuar 8 vendet që mbështetën SHBA-të. Lista përfshin Izraelin, Guatemalën, Hondurasin, Mikronezinë, Ishujt Marshall, Naurun, Palaun dhe Togon, plus edhe përfaqësuesit e 56 vendeve që e anashkaluan votimin, ose abstenuan. Kanë mbetur jashtë kësaj ceremonie 128 vendet që dolën kundër vendimit të Trump. Jashtë ka mbetur edhe Shqipëria. Në ftesën e saj, Haley i falënderon këto vende “për miqësinë e shprehur ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Le të votojnë kundër nesh. Do të shpenzojmë më pak për ta. Nuk na intereson”, u shpreh Trump para votimit. Pritet të shihet nëse kjo votë do të jetë pasoja në marrëdhëniet me Shqipërinë.