Rama i ndërsen spiunin Klosi, ambasadorit amerikan

Fatos Klosi, është emri që Rama ka gjetur për t’iu kundërvënë deklaratave të ambasadorit amerikan për krimin. Klosi kërkon më shumë emra nga ambasadori amerikan, sepse sipas tij kështu mund të jetë më i besueshëm. Në fakt ky mbeturinë e së shkuarës e ngatërron ambasaorin amerikan me drejtorin e Policisë.
Një ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, në një intervistë për televizionin “Ora News”, është shprehur se ambasadori i SHBA-ve duhet që të ishte “shtyrë pak më tutje” në informacionet për denoncimet që ai vetë bëri. Klosi tha se ambasadori Lu i ka të gjitha informacionet dhe duhet të ishte shprehur konkretisht, duke nxjerrë më tepër emra të krimit të lidhur me politikën në Shqipëri. Klosi tha se që prej kohës kur ai ishte në krye të SHISH, pothuajse e gjithë klasa politike në Shqipëri ka informacion mbi botën e krimit, mirëpo ai refuzoi të pranonte se e gjitha ka lidhje me krimin përveç segmenteve të caktuara.