Kapet në Itali anëtari i bandës së Altin Dardhës

Policia italiane e qytetit të Barit ka arrestuar pasditen e djeshme shqiptarin Gëzim Kasemi 40 vjeç i akuzuar për vrasjen e 4 personave. Ai ishte shpallur në këkim ndërkombëtar qysh prej vitit 2015. Gëzim Kasemi i lindur në Berat akuzohet për vrasjen më 25 shkurt 1998 në Berat të 4 shqiptarëve. Viktimat ndodheshin në tavolinën e një lokali kur Gëzim Kasemi së bashku me një bashkëpunëtor ka hapur zjarr kundër tyre. Katër persona mbetën të vdekur e dy të tjerë u plagosën.
Gëzim Kasemi e bashkëpunëtori i tij u arrestuan nga policia shqiptare. Gjykata e Tiranës e dënoi Gëzim Kasemin për vrasje e armëmbajtje pa leje. Më vitin 2015, pasi kishte shlyer një pjesë të dënimit, Gjykata e Tiranës e la të lirë me kusht detyrim paraqijte pranë komisariatit të policisë. Që prej atij momenti Gëzim Kasemi ishte larguar nga Shqipëria pa lënë gjurmë duke u shpallur peson në kërkim ndërkombëtar. Policia italiane mundi ta arrestoj një ditë më parë në Bari. Aktualisht ndodhet në burgun e këtij qyteti në pritje të ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.
Ngjarja për të cilën akuzohet Kasemi ka ndodhur më 25 shkurt të vitit 1998, kur së bashku me Altin Dardhën dhe me Agron Bilalin kanë vrarë Burhan Tomorri, Behar Eskiu, Abdurraman Tomorri dhe Kastriot Bejko. si dhe vrasjes së mbetur në tentativë Vlash Shkurti dhe Ramadan Eskiu.
Për qytetin e Baratit, ajo çfarë ndodhi më 25 shkurt 1998 njihet si masakra e këtij qyteti. Breshëritë e tre kallashnikovëve janë qëlluar në drejtim të një lokali pranë stadiumit të futbollit të këtij qyteti duke shkaktuar vdekjen e Burhan e Abdurrahman Tomorri, Behar Eskiu e Kastriot Bejko, si dhe plagosjen e Ramadan Eskiu e Vlash Shkurti.
Grupi hetimor arriti të sekuestrojë në vendngjarje plot 198 copë gëzhoja tre pjesë shiriti mitralozi të lehtë, një karrikator automatiku bosh. Plagët e viktimave janë të shumta dhe janë shkaktuar në kokë e në trup.