Banditë me uniformë policie e maska grabisin kambistët, policia fsheh krimin

Një çift kambistësh, burrë e grua janë grabitur nga maskat nën kërcënimin e armëve, ndërsa ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 27 shtator në Tufinë, ndërsa denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. Ky pretendim ngrihet nga një qytetar që ka dërguar mesazhin e tij tek ish-Kryeministri Sali Berisha, e ky i fundit e ka postuar në rrjetet sociale.
“Policia e Tiranës fsheh krimin! Banditë me uniformë policie dhe maska grabisin një çift kambistësh. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.
“Zoti Berisha mirëmbrëma, dhe të uroj shëndet. Desha të informoja për një ngjarje që ka ndodhur më dt 27.09.2017 në orën 19 e 40 minuta tek rruga që të çon tek varrezat e Tufinës. Një makinë tip “Benz” me fenelina policie i ka prerë rrugën një makine, në të cilën ndodhej një çif burrë dhe grua që merren me këmbim valute. Banditët që ju kanë prerë rrugën, katër persona të veshur me uniformë policie dhe me maska në kokë dhe me armë atomatik, i kanë lidhur dhe grabitur, por policia dhe mediat nuk e kanë bërë publike”, shkruan qytetari.

Maskat terror në Tropojë, plumba dy të rinjve dhe i grabisin

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me armë mbrëmjen e së hënës në Tropojë, teksa persona të armatosur dhe me maska u kanë zënë pritë. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e të hënës rreth orës 22:30 në aksin rrugor Tropojë-Lekbibaj, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajzës”. Shtetasit F.M 29 vjeç dhe E.R 27 vjeç, të dy banues në Lekbibaj kanë qenë duke u kthyer në banesë me mjetin tip kamionçinë, kur janë ndaluar nga persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Më pas, ata i kanë goditur me mjete të forta shtetasin F.M dhe E.R, të cilët ndodhen në Spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën. Personat ende të pa identifikuar gjatë largimit i kanë vënë flakën edhe automjetit kamionçinë në pronësi të shtetasit E.R. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja arme zjarri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.