Zaza 3 gola në 8 minuta, Valencia kthehet te fitorja

Valencia shëtiti përballë Malagas, duke fituar 5-0, në një ndeshje ku heroi i mbrëmjes ishte Simone Zaza. Vetëm dy ditë më parë, ish-sulmuesi i Juventusit nuk e kishte pritur mirë lënien në stol në derbin me Levanten, ndërsa i rikthyer në formacion përjetoi mbrëmjen më të bukur prej transferimit në Spanjë.
Pas avantazhit të Valencias me Santi Minan, Zaza realizoi tre herë në harkun e 8 minutave. Tre gola prej bomberi të vërtetë, duke mbyllur virtualisht ndeshjen, ndërsa rrjeta e pestë mbante firmën e Rodrigos, katër minuta përpara fundit të lojës.