Të gjitha lëvizjet në Kryeministri të Agaçit, nga tenderat tek koncesionet, denoncimi

Ëngjëll Agaçi është kujdesur jo pa qëllim të jetë larg vëmendjes së opinionit publik megjithëse roli dhe rëndësia e tij si numri dy i Kryeministrisë është kyç për nga pushteti që ka. Këtë pushtet Agaçi, sekretari i Përgjithshëm besnik e i heshtur i Ramës po e përdor maksimalisht për të mbyllur afera, tendera, pazare e koncesione me institucionet shtetërore, duke ndarë miliona euro e duke i futur në xhepat e tij.
Një zyrtar pranë Kryeministrisë ka denoncuar një skemë të frikshme se si funksionon rrjeti i vjedhjeve në Kryeministri me autor të udhëzuar nga vetë Rama, Ëngjëll Agaçi, i cili prej katër vitesh mban postin e sekretarit të Përgjithshëm në Kryeministri. Zyrtari i Ramës flet për ngritjen e një bande të vërtetë në emërimin e sekretarëve të Përgjithshëm teksa tregon se si Agaçi ka lidhje të forta, të drejtpërdrejta me secilin prej emërimeve të bëra në çdo ministri përkatëse.
Me emra konkretë dhe me lidhjet përkatëse, si në çdo ministri, njerëzit e Agaçit, duke nisur nga asistentët e të tjerë mercenarë të tij të Kryeministri janë shpërndarë në postin e sekretarit të Përgjithshëm nëpër ministri. Posti i sekretarit të Përgjithshëm është posti kyç që merret me organizimin e tenderave dhe koncesioneve, ai firmos hapjen e tyre dhe vulos më pas fituesin e tyre.

Denoncimi i plotë i zyrtarit në Kryeministri

“Përshëndetje Doktor! Unë që po të shkruaj jam një punonjës i Kryeministrisë që zgjedh anonimatin për arsye që besoj i mirëkupton.
Edhe pse nuk jam simpatizant i PD, jeni i vetmi sot që mund të guxoni të thoni të vërtetën, pasi mediat janë të kapura e kanë marrë fund.
Është e turpshme që i gjithë shteti të drejtohet de facto nga i njëjti person sekretari i Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi.
Ky është kryeministri real i vendit që drejton ekonominë dhe administratën, madje ka uzurpuar e gjyqësorin, kurse Rama del në TV e FB e s’e ka haberin se çfarë ndodh e si njeh as për emër e fytyrë pjesën më të madhe të drejtuesve në institucione.
T’i marrim me radhë Doktor;
Kryetaren e KKP Evisin, ku ndahen milionat e tenderave e drejton me sms Engjëlli dhe e fillon dhe mbyll ditën te paradhoma e tij.
Av. i Shtetit Alma Hicka, gruaja e ortakut të Maks Haxhisë është pengu i Agaçit, drejtorin e APP, Fondi i Rajoneve që ndan lekët e bashkive,! apo çdo vend tjetër që ka lidhje me tendera dhe buxhetin drejtohet nga Agaçi me dorë të hekurt duke i katandisur drejtuesit e shtetit në zara pa vlerë që e kanë për nder me taku Agaçin se zakonisht i marrin urdhrat nga sekretaret 23-vjeçare të paradhomës.
Edhe ministrat i kontrollon dhe komandon nëpërmjet bandës së sekretarëve të Përgjithshëm me në krye Plarent Ndrecën e famshëm, ku akti i fundit është më i turpshmi.
Mbasi kanë vjedhur e janë me çështje penale të gjithë tani me urdhër të Agaçit po qarkullohen duke i ndërruar ministritë në shkeljet më të hapura të ligjit të nëpunësve civilë të lartë.
Doktor, harxhoni kohën kot duke u marrë me Ramën se, ai është një kukull që e kalon ditën në Facebook, Kryeministri i vërtetë i vendit dhe simboli i së keqes që ka pushtuar shtetin është vetëm një person Don Agaçi, që e ka filluar karrierën si sekser i të burgosurve në Itali dhe që sot e mban peng Ramën dhe gjithë shtetin mjeran të rilindjes.
Po të shkruaj edhe një herë për emërimin politik të sekretarëve të Përgjithshëm.
Olti Muzaka shkon te Ministria e Drejtësisë, është asistenti i Ëngjëll Agaçit, ka gjithsej 2-3 vite eksperiencë pune, mendo një ministër pa eksperiencë që deri para një viti ishte asistentja e Vasilika Hysit i dërgohet me detyrim përcaktim një djalë 25-vjeçar sekretar i Përgjithshëm!
Dritan Palnikaj që shkon te Ministria e Brendshme po ashtu ishte asistent i Agaçit deri para 1 viti dhe s’ka drejtuar qoftë edhe një sektor në administratë e shkon atje, lëvizje e koordinuar e binomit Agaçi-Xhafa.
Lëvizja e 3 që i vë kapakun këtij plani mafioz, Alba Thoma Celibashi, kunata e Ilirjan Celibashit, mikut të afërt të dyshes Xhafa-Agaçi shkon te Ministria e Mbrojtjes.
Kjo zonjë me pak vite pune eksperiencë i ka bërë një shërbim të madh Agaçit dhe të tjerëve ka organizuar 3 koncesione të përbindshme të inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.
Shihni kontratat dhe do të kuptoni pse Alba Thomo dërgohet të dublojë një tjetër ministre kukull si Olta Xhaçka!”.